Nga Express
Nivelet e ulëta të acideve omega-3 në organizëm lidhen me gjasa më të mëdha për të zhvilluar epilepsinë. Acidet yndyrore omega-3 kanë një numër të efekteve pozitive në shëndet, që nga zhvillimi i trurit, pengimi i humbjes së memories, deri te shëndeti kardiovaskular dhe mbrojtja nga lloje të caktuara të kancerit. Sipas hulumtimeve amerikane, njëri nga dy acidet përbërëse omega-3, ai dokozaheksanoik, te epileptikët është i pranishëm në nivel më të ulët se sa te personat e shëndoshë. Autorët e studimit thonë se këto rezultate janë edhe një arsye shtesë që njerëzit me epilepsi të përdorin acide yndyrore omega-3. Këto yndyra të mira janë esenciale për funksionimin e qelizave nervore, dhe duke qenë se organizmi i njeriut nuk i prodhon, ato duhet konsumuar përmes ushqimit (peshq) ose përmes tabletave. Më shumë për epilepsinë mund të lexoni duke klikuar këtu. /mjeku.net/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply