Duke kerkuar info ne internet ne Global Medical Aid, gjeta nje informacion interesant qe kishte te bente me ndihmat per Maqedonine. Global Medical Aid kishte kontribuar dy here duke dhene ndihma te konsiderueshme per Maqedonine. Sipas informacionit ndihmat ishin realizuar si rrjedhoje e kerkeses se Ambasades se Maqedonise ketu ne Danimarke ne bashkepunim me biznesmenet shqiptare ketu. Qe ambasada te punoje ne kete drejtim eshte nje nder detyrat e saj, por kur kesaj detyre i shtohet perkushtimi i nje ambasadori te ri ne moshe por ambicioz dhe kerkues, rezultatet jane pa dyshim me te larta.
Asaf Ademi, Ambasadori i Maqedonise ne Danimarke
Fillimi i punes
Vizita e Ambasadorit ne spitalin e Gostivarit dhe takimi me drejtorin e tij zotin Ferit Muca, ishte fillesa e ketij projekti. Pas diskutimeve per gjendjen aktuale te spitalit si dhe per kerkesat e shumta qe ky spital kishte, ambasadori Asaf Ademi vendos qe pasi te kthehej ne pune e tij ne Danimarke, te bente c`te ishte e mundur per te ndihmuar spitalin e Gostivarit te bukur. Midis te tjerash ai kontakton edhe Global Medikal Aid . Drejtori i kesaj qendre, nje burre rreth te gjashtedhjetat, do te mirepriste kerkesen e ambasadorit per te ndimuar nje spital ne nevoje. Problemi qendronte se Maqedonia eshte hequr nga lista e vendeve qe mendohej se kishin nevoje per ndihme. Por kur eshte deshira e mire per te bere dicka te mire per vendin tend, gjendet dhe mundesia . Ambasadori kishte trokitur ne deren e duhur dhe kishte gjetur personin e duhur. Kerkesa e ambasadorit drejtuar Drejtorit te Medical AID, per te vizituar spitalin e Gostivarit do te pritej me kenaqesi nga ana e tij.
Vizita ne Gostivar
Drejtori i Global Medikal Aid se bashku me Drejtorin e spitalit te Amager dhe Hidovre Torben Pedrsen vizituan spitalin e Gostivarit dhe disa komuna perrreth tij. Ata u priten nga drejtori i spitalit dhe u shoqeruan prej tij ne viziten e tyre ne Maqedoni. Gjendja qe pane i bindi se spitali kishte nevoje per ndihme dhe premtuan se do te ndihmonin me sa te kishin mundesi. Drejtori i qendres Global Medical Aid do te punonte shume per realizimin e kesaj ndihme.
Realizimi i ndimes.
Kontakti midis njerezve per kohen ku jetojme eshte i lehte, nje e-mali apo nje telefon. Por ambasadori zgjodhi qe t´i bente nje vizite ne shtepi Drejtorit te Global Medical Aid. Nje pritje e ngrohte ne nje shtepi moderne, do t´i rezervohej Ambasadorit nga miku i tij, i gjithe shqiptareve te Gostivarit por edhe i gjithe trevave ku jetojne shqiptaret. Biseda e natyrshme dhe kerkesa e sinqerte e ambasadorit, bene qe Drejtori i Global Medical Aid te perkushtohej deri ne realizimin me sukses te projektit
Transporti i ndihmes ne Gostivar
Ndihmes humanitare per spitalin e Gostivarit e disponuar nga ana Daneze duhej te transportohej nga vete pala Maqedonase. Ne kete rast kerkeses se Ambasadorit te Republikes se Maqedonise ju pergjigjen pozitivisht ata te cilet meritojne me shume se ky shkrim modest. Biznesmeni i mirenjohur Fejzal Dalipi, pronar i Makador dhe Xhorxho pronar i Restorant ‘‘Italiano’‘.
Pronar i restorant “Makador” Fejzal Dalipi dhe Asaf Ademi Ambasador
Biznesmeni i mirenjohur Fejzal Dalipi, pronari i Makador, njihet gjeresisht ne komunitetin shqiptar ne Danimarke per sponsorizimet, per zemergjeresine dhe per punen e tij. Biznesmeni ka dhene ndihma dhe sponsorizime te vazhdueshme, duke filluar qe me festivalet e femijeve, cdo aktivitet tjeter kulturor, qe shoqata te ndryshme shqiptare zhvillojne ne Danimarke dhe jashte saj, e deri tek ndihmat derguar ne vendlindje per femijet ne nevoje. Per te nuk kane shkruar e folur vetem mediat shqiptare por edhe te huaja. Gazeta Daneze e Frederiksbergut i kushton nje faqe te tere aktivitetit te ketij biznesmeni dhe sponsorizimeve te tij.
Rexh Kacaniku, Xhorxho, Pronar i Restorant ‘‘Italiano’‘, Presidenti i KUKS dhe Arben Hoxha Alba-Dansk
Biznesmeni i cili i pergjigjet ashtu si eshte pergjigjur te gjitha aksioneve te cdo niveli. Duke filluar nga ata te cilet sapo fillojne nje aktivitet dhe deri te sponsorizimet sistematike te cdo aktiviteti qe shpalos kulturen shqiptare ne Danimarke e kudo. Sponsorizimi i tij i fundit eshte ndihma per prezantimin e guzhines shqiptare nga Alba-Dansk, ne mbremjen Gala te zhvilluar nga K.U.K.S. me 18.10 .2013. Po te vazhdojme me sponsorizimet e Xhorxhos do te duheshin faqe te tera dhe ndoshta nje liber te cilin do ta pergatisim ne te ardhmen.

Asaf Ademi Ambasador, Xhorxho Pronar i Restorant” Italiano” dhe Arben Hoxhaj Alba-Dansk
Tavolina ku Alba-Dansk prezantoi guzhinen shqiptare ne Mbremjen Gala me date 18.10.13
Qe te shkruash per keta biznesmene, qe bene te mundur te ndihmojne nje spital ne Maqedoni eshte shume pak. Stafi i spitalit te Gostivarit ka ne duart e tyre me shume mjete dhe mundesi per te kuruar pacientet e shumte ne menyre dinjitoze. Dhe kjo fale punes dhe perkushtimit te nje djali te ri Ambasador i Republikes Maqedonise Asaf Ademit dhe mbeshtejes qe i dhane dy biznesmenet fjale pakte dhe pune shume.
Ne e filluam me kete shkrim dhe do te ndjekim ne te ardhmen punen qe do te behet, pasi eshte nisur nje rruga e cila shpresojme dhe besojme se nuk do te ndalet.
Keta patriote te kohes moderne fjalet dhe patriotizmin e shtirur e kane zevendesuar me vepra konkrete per te miren e te gjitheve. Por nje falanderimim special i takon padyshim edhe pales Daneze, Danimarkes, ketij vendi mik, qe ka qene gjithmone prane shqiptareve, me ndimat e tyre ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.
Por per keta biznesmene dhe ndihmen e dhene prej tyre, e cila shkon ne te mire te njerezve ne nevoje, ne do te vazhdojme te shkruajme dhe ne te ardhmen. Duke qene te bindur se as ata nuk do te ndalin kontributin e tyre per me te miren e komunitet te tyre.
Programet dhe puna vazhdojne.
Havzi Sulejmani, Drejtori Radio Projekt 21 dhe Asaf Ademi, Ambasador.
Programet e punes per te ndihmuar Kumanoven dhe komunen e Likoves jane duke u pergatitur . Ne do te vashdojme t´i ndjekim me vemendje dhe me kenaqesine qe na japin keta njerez qe ne i quajme me krenari “patriotet e kohes moderne”. Keta jane Ambasadori Asafi dhe biznesmenet Xhorxho dhe Fejzal. Ne jemi krenar qe kemi ne mesin tone njerez te punes, biznesmene te zote por dhe patriote te vertete, qe jane prezent kudo dhe ndihmojne per cdo gje te mire.
Nga ana jone ju themi: – Ju jeni ata te cilet sot ka nevoje shqiptaria. Ju patriote te kohes moderne do te keni dhe vemendjen tone. Ne do te bejme te mundur qe ate qe ju realizoni, ta pasqyrojme cdo here sado e vogel qofte ndihma juaj. Ne e dime qe ju jeni modest dhe nuk doni qe ajo qe ju beni te duke si gje e madhe. Por perkushtimi juaj meriton te pakten fjalet dhe falenderimin tone. Ju faleminderit per c`ka keni bere . E ardmja e shqiptarismit me njerez si ju eshte padushim premtuese.
Foto te paisjeve te ndihmes se derguar spitalit te Gostivarit.
Sektori i shtypit
Alba-Dansk
Danimarke Tetor 2013












Leave a Reply