Komiteti i Asociacioneve të Huaja në Danimarkë (KUKS International) organizoi Mbrëmjen Galla në të cilën morrën pjesë 31 asociacione/ambasada të akredituara në Danimarkë. U ekspozuan ushqime, veshje kombëtare dhe këngë dhe valle nga kultura të ndryshme. Alba/Dansk është shoqata e cila përfaqësoi shqiptarët në këtë mbrëmje duke ekspozuar në stendën e vete ushqime nga kuzhina shqiptare. Kamerat televizive të RTVZiK´ut edhe sivjet ishin të ftuara në këtë Mbrëmje Galla që mbahet në qendër të Kopenhagës.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply