Ata qe ikin nuk jane tradhetare, ata qe rrine nuk jane ma atdhetare.
Kush lidh atdhetarine dhe patriotizmin me emigrimin per jetese,(jo per nje jete luksoze)…asht fodull.
Deri qe gjanat te shkojne ne vend te vet, shumica e atyre qe ikin te vetquhen te debuar, ata qe rrine te mos ndihen hic ma te qete…
Emigrimi asht vuajtje vetem atehere kur nuk dihet pse emigrohet.
Pas aresyetimit se “pse”, duhet me ndjeke pranimi i aresyes…
Vec keshtu dheu i huaj te ngjan me vendqendrim te perkohshem e jo me denim te perjetshem.
Ne, na kane nderru gjuhen, traditen, koordinatat, na kane vra, internu, na kane dhunu lirine, na kane pushtu mendjen dhe horizontin…na kane helmu me injorance e drejtu me injorante, shume shekuj e shume Berisha
Ne na kane nderru atin, e ne vend te tij kena nje njerk qe ka lind bij te shartum ne botkuptime e perqasje te gabume me largepamesine.
Vec dheu asht ne vend te vet, edhe ai ne dore te bijve te tredhun nen hunden e nje ati (kulture) pa asnje gram vizion as per vete te ardhmen e tyne afatgjate…
Kulture gabele, sot per sot. Kulture pashallaresh, barkmedhenjsh, qoftexhinjsh…demagogesh, sofrash, cubukesh…dembelesh Stambollit.
Nese nuk fillojme urrgjentisht me pa nga perendimi e me marre ne syte e tij shembullin, na jena nje komb i marrun fund…
…e besimin(fene) me destinacionin i ngaterrojne vetem te verbrit qe besojne vec ne kulturen e territ.
As mos t’ju marre maraku e t’ju vrase ndergjegja derisa ky vend ti thirre mendjes, e te lane menjane ndertimin e xhamive e te kishave qe zane merimanga e pjellin tym per mos me pa ndryshimin mes qyteterimit dhe fodullekut, mes progresit dhe regresit.
Nje besimtar i vertete, nuk duhet me ngaterru qeshtjen e shpirtit me shpirtin e qeshtjes.
Edhe pak po bahen ma shume objekte kulti sesa shkolla.
O burra te bajme xhami me tregu qe jena ba vend Islamik.
O burra te bajme kisha me tregu se kena mbete vend Katolik.
…nderkohe qe ata qe ndezin zjarre ndertojne perandori te nalta e te thella pushtetesh te ajrit qe marrim fryme te gjithe, perdite e ma pak.
Paragjykimi fetar para aftesise dhe para pergjegjesise.
Kjo ….duhet te marre fund pergjithmone e sa ma shpejt.
Asht nevoje imediate me u dashte si vllezen e me pranu qe mbetemi vellezen edhe pse besojme ndryshe.
Atdheu ka nevoje per filozofine e duhun te zhvillimit qe gjendet vetem ne perendim(prova, asht aresyeja pse atje emigrojme)
Besimi asht dinamit per fodullin, trendafil per qytetarin dhe buka e perdistshe per shpirtin.
Shqiptaret duhet te mblidhen, o tani o kurre me dhane kontributin maximal e te perbashket me denoncu krimin, me luftu indiferencen, me perkrah dijen, e me shemb perfundimisht keshtjellen e paragjykimeve mbi emrat e pervecem si balance besimesh e fjalesh qe thone, duke harru filozofine e njeriut qe fshihet pas emrit.
Keshilla ime nuk asht ik per te ardh apo rri gati per me ike…
Keshilla ime asht : Kudo qe te jesh, shpreso, shpervjel manget, kontribo, behu pjese…
Malli per Shqiperine…!?! Nuk asht qeshtje malli, asht qeshtje pune.
Malli per Shqipnine… na merr ma shume ne qe jena ketu…
…per momentin!
Une nuk uroj ma… une mbetem i bindun qe pas krejt pak viteve, do kena Shqiperine qe duhet…
Tani, ti futena punes
me aq sa takat kena
kudo qe te jena…
Pjaver Kroni
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply