Diten e diele date 20 Tetor 2013,ne studion e radio Projektit 21 ,ne emisionin e darkes te kesaj radioje ishte i ftuar per nje interviste kryetari i shoqates “Alba – Dansk” z. Arben Hoxhaj dhe ne lidhje direkte sekretari i kesaj shoqate z. Luigj Shkodrani.
Intervista u drejtua nga drejtori i radio Projektit 21 ,z. Havzi Sulejmani.
Drejtuesit e kesaj shoqata i njohen degjuesit me veprimtarine e shoqates tashme te njohur nga te gjitha institucionet daneze ,por dhe ato shqiptare. Veprimtaria e kesaj shoqate eshte teper e larmishme dhe i perket shume sferave,thane drejtuesit e saj.
Ajo cdo vit pronovon talente te reja ne te gjitha fushat . Sivjet ne daten 31 gusht 2013 kjo shoqate pronovoi talentet e reja ne muzike. Ajo eshte tashme nje shoqate shqiptare qe eshte ne mes te 150 shoqatave qe veprojne ne Danimarke dhe eshte pjesetare e te gjitha aktiviteteve qe organizon Komuna e Kopenhages,por edhe Komiteti i Shoqatave te te Huajve ne Danimarke (KUKS) dhe me organizimet e saj korrekte ajo ka fituar besushmerine e plote te institucioneve daneze dhe shoqata merr here pas here mesazhe nga shume drejtues te institucioneve daneze ne mbeshtetje dhe ne perkrahjen qe i japin punes dhe veprimtarise se kesaj shoqate. Edhe ne veprimtarine e fundit ate te dates 18 Tetor 2013 ,ne mbremjen Gala te organizuar nga KUKS ,kjo shoqate pronovoi guzhinen shqiptare,cka u mireprit shume mire nga te gjithe te pranishmit, qe moren pjese ne kete veprimtari kaq te rendesishme. Guzhina e pregatitur nga Restorant “Italiano” me pronar z. Xhorxho dhe te palodhurin z. Rexha merituan falenderimet me te sinqerta, per gadishmerine qe tregun dhe korrektesine tyre ne pregatitjen dhe ekspozimin e ushqimeve shqiptare.
Nje falenderim i madh shkon edhe per Ministrin e Diaspores z. Ibrahim Makollin, qe gjeti kohen per te qene i pranishem ne kete aktivitet te rendesishem te kesaj shoqate shqiptare. Ministri falenderoi kryesine e shoqates per pronovimin e ketyre vlerave me te mira shqiptare ne Diaspore.
Ne shenje te nje kujtimi dhe mikepritje qe i beri shoqata ai beri disa fotografi me pjesetare te shoqates dhe me gazetare e drejtues te radiove shqipe ne Danimarke.
Po ashtu vlen te falenderohet edhe ekipi i televizionit shqiptar ne Danimark ,RTVZIK ,qe i gjithe stafi ishte i pranishem ,ku cdo moment u fiksua nga kamera e ketij televizioni. Po ashtu kishte edhe fotograf e gazetar danez qe e percollen kete veprimtari te KUKS.
Po ashtu veprimtari te shumta e presin shoqaten “Alba – Dansk” edhe ne vitin 2014 ,qe eshte dhe viti i festimit te jubileut te 5 – te te kesaj shoqate.
Kjo shoqate eshte edhe pjesemarrje ne nje projekt madheshtor te 2015,qe eshte nje projekt qe organizon Komuna e Kopenhages dhe ku shoqata ka peshen e saj kryesore edhe ne kete projekt te rendesishem per komunen e Kopenhages.
Gjate intervistes ju be thirrje edhe talenteve te reja,ne te gjitha fushat qe ti bashkohen kesaj shoqate per te pronovuar vetveten e tyre,ku me mire se me shoqaten zeri i tyre do degjohej . Po ashtu dhe te rinj ,apo bisnezmene,apo dhe te tjere qe kane ide ,kane projekte mund ti paqiten prane shoqates,qe ti hedhin idete e tyre dhe kryesia pasi do i marre ne shqyrtim ato do ti percjelle ne Komunen e Kopenhages, per te ndjekur rrugen e realizimit te tyre.
Ndaj u tha, qe kryesia eshte e gatshme te prese cdo projekt qe perben vlera per komunitetin shqiptar te Danimarkes.
Kryesia eshte tejet e hapur me te gjithe per bashkepunim per te gjithe shqiptaret pa dallim se nga cilat troje ato vine ata .
Ne fund te intervistes edhe drejtori i radio Projektit 21,z. Havzi Sulejmani premtoi se do ti bashkengjitet kesaj shoqate dhe do te kontriboje per cdo gje, qe ai dhe radioja qe ai drejton mund te ndihmojne per te ecur perpara jo vetem shoqata ,por edhe ne veprimtarite qe do te organizohen ne te ardhmen ne komunitetin shqiptar te Danimarkes.,sepse sic tha ai shihet kontributi kaq i madh, qe po jep kjo shoqate shqiptare dhe e meriton perkrahjen edhe me te fuqishme nga ana e te gjithve ne, per te bere pune qe vertete do te kenaqin jo vetem organizatoret ,por edhe te gjithe pjesemarrsit ne veprimtarite qe do te organizohen ne te ardhmen,kuptohet ketu qe kerkohet me shume dhe aktivizimi i te rinjve,qe ne brezat me te vjeter tu a dorzojme stafeten atyre.
Kershtu u mbyll dhe intervista me dy drejtuesit e shoqates “Alba – Dansk” per tu kthyer ne studio, sa here qe do te kene dicka interesante per tu thene degjuesve te kesaj radioje dhe per te gjithe komunitetin shqiptar ne Danimarke.
























































Fotot per “Alba – Dansk” nga Luigj Shkodrani
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


































































Sektori i shtypit prane shoqates “Alba – Dansk”



Leave a Reply