
Ndiheni te bllokuar, harroni takime apo detyra? Kujtesa nuk është gjithmonë aq e mire sa ne duam, por ka disa ushtrime qe mund te na ndihmojnë ta përmirësojmë.Ndiheni ndonjëherë keq sepse nuk e keni kujtesën shume te mire dhe harroni gjera te rëndësishme? Mos u alarmoni sepse është gjithçka normale. Ne ditët qe jetojmë nuk mësojmë me përmendesh, ne jemi te tejmbushur me informacione dhe përdorim smartfonet për t’u kujtuar. Gjithsesi për ta përmirësuar kujtesën duhet pak pune dhe disa ushtrime te përditshme. Zbulojini!
Ne mëngjes para se te shkoni ne pune
Mos kaloni çdo dite ne te njëjtën rruge. Ne funksionojmë sipas zakoneve pa qene te përgjegjshëm se çfarë bejme dhe kjo i bën dem kujtesës.
Kur mbërrini ne pune
Harxhoni disa minuta ne dite për te mësuar përmendshim ndonjë numër telefoni, kodin e ndonjë adrese, etj. Përsëriteni informacionin e mësuar disa here.
Gjate një mbledhjeje
Mbani shënime dhe bëni përmbledhje te asaj qe thuhet aty. Tregohuni te vëmendshëm ndaj informacioneve, strukturojini mire ato dhe me pas rishkruajini.
Duke dale nga zyra
Aftësia për te mbajtur mend lidhet me vëmendjen tuaj. Kur shkoni ne shtëpi rikujtoni ato qe keni kaluar gjate ditës. Ke keni takuar, për çfarë keni folur, si ishin veshur personat qe takuar, etj. Nëse këtë ushtrim e bëni për 15 dite do e shihni qe kujtesa do jete me e mire.
Gjate fundjavës
Merruni me sport, kujdesuni për lulet qe keni ne shtëpi ose bëni çdo lloj aktiviteti tjetër qe ju pëlqen. Çdo gjë është e mire për kujtesën nëse e bëni atë me ndërgjegje te plote. Nga ana tjetër lexoni romane, ese, gazeta dhe mësoni sa me shume informacione.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply