Përfundoi ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në 1 me 2. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Me këtë fitore Zvicra është e kualifikuar në botëror, ndërsa Shqipëria, me dhjetë pikë në nënte ndeshje pas një serie tejet negative prej tre humbjesh radhazi, mbetet në vendin e parafundit. Të martën mbyllim këtë fushate kualifikuese në ndeshjen me Qipron.
Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me sulm optimist nga kombëtarja shqiptare. Por gjithsesi Rama nuk arriti të shënojë. Kurse kombëtarja zvicerane menjëherë pas sulmit të ekipit shqiptar, arriti të kalojë në avantazh me një gol që u shënua nga Xherdan Shaqiri. Ndërsa 20 minuta më vonë Michael Lang shënoi për 2-0.
Në fund të takimit, Shqipëria fiton një penallti ndërsa Hamdi Salihi ishte i saktë nga pika e bardhë (89′), duke ngushtuar diferencën në 2-1.
Pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares kuqezi dhe asaj zvicerane, ka përfunduar pa asnjë prekje rrjete nga të dyja skuadrat, por loja e Shqipërisë, u paraqit shumë e dobët.
Mes dy skuadrave kishte diferenca të dukshme, ku miqtë ishin më kërkues ndaj golit. Kurse e kundërta me kombëtaren kuqezi, thuajse në asnjë rast nuk tentoi t’i afrohej portës kundërshtare për të shënuar gol.
Shqipëria u mjaftua të tentojë në ndonjë rast jashtë zone, kurse zviceranët patën dy raste të forta, sidomos kur një shtyllë në fillim të ndeshjes, për pak sa nuk e kaloi ekipin mik në avantazh.
71′ Seferovic pason tek Mehmedi, brenda zonës dhe fare pranë portës godet jashtë. Tentoi të gjuante në shtyllën e dytë, por goditja e topit me majën e këmbës ishte e pasakte.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply