![]()
Dr. Sulejman Abazi (Neshaj)
-Edhe pse herë pas here është ngritur zëri nga individë dhe zyra të ndryshme për atë çfarë kanë konstatuar në tregtime me shtetin e Serbisë, Greqisë apo dhe të Maqedonisë, veçanërisht në sektorin e farmaceutikës dhe të ushqimeve të konsumit të gjerë pothuajse në të gjithë rastet këto kanë rënë në veshin e shurdhër të qeverisjes “Berisha”. Në krahun tjetër, është ndjerë kundërvënia propagandistike e ngritur mediatikisht në art, për arritjet dhe bilancet “pozitive” të ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave mediatike, kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në Shqipëri, furnizimet me medikamente i sjellin vijnë nga Gjermania, Turqia, Anglia, Sllovenia, Serbia, Italia, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Amerika, Franca dhe India.Sipas të dhënave mediatike, subjekteve politike dhe patriotike në Kosovë dhe Shqipëri, kontrabanda me medikamente mjekësore dominon në linjat Serbi – Kosovë – Shqipëri, Itali – Shqipëri dhe Greqi – Shqipëri. Nga Italia dhe Greqia vijnë dorë e parë, me çanta dore dhe në makina të vogla, në tragete, nga kufiri tokësor, me linjat e autobusëve në gjendjen rifuxho, të papaketuara. Rezulton se shumë farmaci, depo shpërndarjeje, ruajnë ambalazhet, të cilat i vënë disa herë në përdorim, duke abuzuar edhe me afatet e skadencës. Më të rrezikshmet në këtë lloj tregtie të pakontrolluar janë depot e shpërndarjes së nivelit “të dytë”, të cilat janë të instaluara edhe në Tiranë, por kryesisht janë ato që mbulojnë rrethet e vendit. Ky lloj rrjeti është shumë i zgjeruar dhe aspak ne kontrollin e shtetit. Të gjitha këto pika distribucioni janë shumë të lidhura me farmacitë kudo, duke pasur norma fitimi të larta në marrëveshje me tavanin e çmimeve. Këtu bëjnë përjashtim ilaçet me rimbursim nga shteti, ku fitimi është shumë i vogël dhe për farmacitë dhe depot ky mall konsiderohet në çdo rast “i shitur”. Edhe nëse kontrollohen apo kapen nga inspektorati i shtetit, në asnjë rast farmacitë nuk kanë dhënë adresat e depove sekondare. Në marrëdhëniet kompani farmaceutike, depo distribucioni – farmaci ekziston norma e fitimit, ku prioritet përherë kanë marrë farmacitë, por në shumë raste me mirëkuptim fitimi është i ndërsjellë, duke dominuar tregun dhe duke bërë biznes konkurrues në mënyrë të pandershme. Në këtë lloj tregtie “të kontrolluar” janë të përfshirë edhe mjekët, të cilët janë të lidhur me farmacitë e deri tek kompanitë e distribucionit, të cilat për qëllimet e tyre kanë të punësuar nga një mjek marketingu. Kjo lidhje arrin deri atje sa në raport me rritjen e klientelës, bien dakord edhe në ndarjen e fitimeve, duke abuzuar shpesh dhe me çmimet e medikamenteve.
Korridoret e prodhimit të ushqimeve të tregtisë me Kosovën dhe Shqipërinë nga Krushevaci, Sillajnaci, Batanjica, Kragujevci etj., në fabrikat e tyre prodhohet enkas për tregtinë me shtete shqiptare. Bilanci pozitiv i tregtisë Kosovë, Shqipëri me Serbinë në favor të kësaj të fundit, nuk është ndonjë rezultat për t’u pasur zili nga ne shqiptarët. I njëjti fenomen ndodh, sipas “Vetëvendosjes”, edhe në tregtinë farmaceutike, të cilat i shpëtojnë kontrolleve doganore. Nga tregtarë matrapazë, nën hundën e institucioneve doganore depërtojnë në tregun e gjerë shqiptar, duke sjellë përfitime kolosale dhe duke vrarë gradualisht shëndetin dhe gjendjen fizike të popullsisë. Veprime të tilla janë në kufijtë tronditës, për të cilën akuzat duhet të bien mbi institucionet e qeverisjes së Tiranës që iku dhe të qeverise që aktualisht kryen detyrën në Prishtinë. Me të drejtë duhet të mendojmë se këtu ka një strategji “luftarake” vrasëse në mënyrë krejt paqësore, duke e detyruar popullsinë të blejë vdekjen me para në dorë dhe me dëshirën e saj. Institucionet e shtetit shqiptar, përkundër politikave të dyerve të hapura me Serbinë që aplikoi në mënyrën më të paprecedente qeveria Berisha, si dhe në shumë sektorë të tjerë, këtë çështje duhet ta trajtojnë si një element të Sigurisë Kombëtare.
http://lajmpress.com/opinion/index.1.html
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply