Kujdes gënjeshtrave qoftë edhe të rastësishmeve. Ndalimi i thënies së gënjeshtrave qoftë të rënda, të vogla apo pa keqdashje përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik dhe psikologjik të njeriut. Një studim i fundit i universitetit “Notre Dame” në Indiania ka përfshirë 110 persona nga mosha 19 deri në 71 vjeç në një eksperiment të shtrirë në 10 javë, ku gjatë gjithë kohës këta persona udhëzoheshin që të mos thoshin asnjë gënjeshtër.
“Nuk duhet të gënjeni për asnjë arsye”, ishte ky urdhri që iu dha të përfshirëve në eksperiment.
Në vijim të studimit siç informon noa.al, rezultoi se lidhja mes gënjeshtrave dhe shëndetit ishte gjithnjë më e fortë.
“Sa herë që niveli i gënjeshtrave rritej, shëndeti pësonte luhatje, kur gënjeshtrat nuk thuheshin, kishte përmirësim të tij”, u shpreh Anita Kelly, profesore e psikologjisë dhe autore kryesore e studimit.
Sipas saj sa më pak gënjeshtra u thanë rezultuan më pak probleme me fytin, me kokën dhe me ftohjen dhe humori i njeriut ishte më i mirë.
Marre nga “Dukagjini.com”
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply