Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për 34-vjeçaren Lena Pjolli. Ajo akuzohet se ka vrarë për gjakmarrje 49-vjeçarin Marash Tonaj, i cili u gjet i vrarë javën e kaluar. Lena Pjolli është vetëdorëzuar në komisariatin e Shkodrës ku ka pranuar se krimin e kreu për hakmarrje.
Arsyeja e vrasjes ishte se vëllai i Tonajt kishte vrarë në 2003 prindërit e 34-vjeçares. Nik Tonaj akuzohet për ekzekutimin me automatik të 63-vjecarit Nikë Pjolli dhe bashkëshortes së tij Sula Pjolli, për një vijë uji. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje Nikë Tonaj vazhdon të jetë person në kërkim.
/www.ama-news.al
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply