Dashi
Do te perballeni me disa keqkuptime sot, por nese jeni i vemendshem, do t’i kaloni me lehtesi. Parashikohet situate e mire ne raportet tuaja me te tjeret, megjithate kushtojini me shume vemendje vetes tuaj.
Demi
Parashikohet nje dite e qete per ju sot, por nga mbremja mund te merrni pjese ne ndonje aktivitet te paplanifikuar qe mund t’ju gezoje. Do te ndiheni i frymezuar per te çuar perpara projektet tuaja.
Binjakët
Beni kujdes me parate sepse keni shpenzuar me shume nga sa keni fituar. Mania per te blere me shume gjera nga sa ju nevojiten mund t’ju fuse ne borxhe.
Gaforrja
Prej disa ditesh po tentoni te nxirrni natyren tuaj te vertete, por diçka po ju pengon. Edhe pse ju nuk i shikoni pengesat si probleme te verteta kesaj here po mendoheni gjate. Ekziston mundesia qe dikush te perpiqet t’ju frenoje.
Luani
Disa njerez po e shfrytezojne per keq natyren tuaj te sinqerte. Kjo eshte dita qe te reflektoni mbi ata njerez te cilet diteve te fundit ju kane zhgenjyer. Eshte me mire pa shoqeri sesa ne shoqeri te keqe.
Virgjëresha
Jo gjithçka ecen sipas planit, ndaj duhet te mesoheni t’i pranoni edhe gjerat spontane. Prej disa kohesh jeni i perqendruar te financat tuaja. Kjo po ju pengon qe te mendoni edhe per gjera te tjera te rendesishme.
Peshorja
Nuk eshte koha per keqardhje, por per te menduar sesi mund t’i korrigjoni gabimet tuaja. Keni shpenzuar shume per gjerat te kota, dhe tani nuk keni se me çfare te mbani zotimet tuaja.
Akrepi
Beni kujdes me menyren e te folurit, sepse mund te lendoni shume njerez. Tregohuni me i permbajtur dhe veproni me durim ndaj personave te cilet mund t’ju kene zhgenjyer.
Shigjetari
Jeni ne medyshje per te realizuar apo jo nje udhetim. Deshira eshte e madhe, por mundesite te vogla. Veproni ashtu siç ju thote zemra, por kini parasysh edhe pasojat.
Bricjapi
Beni kujdes me shendetin sepse kohet e fundit mund ta keni lene pas dore. Mos lejoni qe merzita dhe stresi te mbushin diten tuaj dhe t’ju demtojne.
Ujori
Parashikohet nje dite e mbushur me aktivitet. Nese jeni ne shkolle, do te keni shume detyra per te perfunduar, ndersa nese jeni ne pune, do t’ju kerkohet me shume nga sa mund te beni.
Peshqit
Jeni shume e shqetesuar rreth marredhenies tuaj me nje person. Ju duket sikur keni gabuar ne nje hap, dhe po perpiqeni te rregulloni me çfare te mundni. Harrojeni fare, dhe ecni perpara me koken lart.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply