Shqipëria dhe Kosova megjithëse konsiderohen dy shtete të një kombi, kanë pasur herë pas herë probleme sa u takon shkëmbimeve tregtare. Por, kjo nuk ndodh për sa i takon trafikimit të qenieve njerëzore, pasi kjo lulëzon lirisht.
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur të hënën në Pejë. Një vajzë nga Shqipëria është dërguar në Kosovë nga dy bashkështetas të saj dhe është shitur për 300 euro.
“Blerësi” është një qytetar i komunës së Kamenicës, të cilit i është premtuar nuse për martesë nga të dyshuarit, në këmbim të të hollave. Por, nuk ka kaluar shumë kohë dhe policia është lajmëruar për një “pazar” të tillë.
Pas hetimeve është arrestuar njëri prej trafikantëve nga Shqipëria, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply