Ferhan Hasani ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e re Brondby. Lojtari shqiptar u transferua gjatë verës nga Wolfsburg. Brondby në shtëpi mposhti ekipin e Odenses, me rezultat 2:1, ku goli i fitores u realizuar nga sulmuesi shqiptar.
Ish-lojtari i Shkëndisë nga Tetova, hyri në lojë në minutën e 64-t dhe vetëm pas dy minutash ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë dhe ta kalojë Brondbyn në epërsi, 2:1.
Por, pas golit të Hasanit vëmendja e tifozëve danezë u shpërqendrua në tribunat e stadiumit, ku një tifoze e Brondby-t hoqi fanellën për të festuar golin e fitores ndaj Odenses.
Kjo ishte fitorja e parë për këtë sezon për Brondby-n dhe tifozja me sa duket pa pasur të gjitha arsyet të festojnë në mënyrë të shfrenuar.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply