Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Jurgen Masati, 24 vjeç, i cili pati ndërhyrë në faqen e Top Channel një vit më parë, duke publikuar lajmin e rremë të vdekjes së Sali Berishës.
“Vdes Sali Berisha nga një atak në zemër,” ky ishte lajmi i publikuar në faqen e televizionit më të madh në vend.
Hakersi i ri akuzohet edhe për klonim të kartave Supersport dhe Digitalb.
Gjykata e ka lënë në burg pa afat, ndërkohë që policia ka hetuar për më shumë se një vit për të zbuluar autorin e lajmit të rremë ndaj kryeministrit.
albnews.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply