
Ne datet 31 gusht dhe 1 shtator nen kujdesin e Komunes se Kopenhages u zhvillua nje aktivitet shume i gjere dhe mjaft i larmishem. Ky aktivitet i ketyre permasave eshte nje nder aktivitet me te medha dhe masive qe ben kjo komune.
Jane rreth 150 shoqata dhe organizata qe jane te rregjistruara ne kete komune,pothuajse nga te gjitha vendet e botes,por dhe ato te shtetit danez,kryesisht organizata humane. Ne keto dy dite qe jane dite te jashtezakonshme,me aktivitete shume te dendura,ku te gjitha shoqatat dhe organizatat pronovojne vlerat e tyre me te mira.

Ka disa vite qe zhvillohet ky aktivitet i ketij lloji te vecante,ku pronovohen ,kultura dhe tradita nga shume vende te botes,kuzhina nje element tjeter po aq i rendesishem.
E ne kete morine e pafund te ketyre aktiviteteve kaq te bukura ne sojin e tyre,ka disa vite qe eshte pjese e tij edhe Shoqata tashme e njohur per vlerat e veta te padiskutueshme, Shoqata “Alba – Dansk”. Ajo cdo vit sjell vlera te vecanta dhe me plot atmosfere brenda ketij aktiviteti te madh ne kryeqytetin danez. Duke paraqitur ne menyren me dinjitoze emrin e shqiptarve ne kete shtet Skandinav. Ajo tashme ka nje emer te njohur dhe kudo ku te shkosh do te tregojne per aktivitetin e kesaj shoqate kulturore. Departamenti i kultures dhe ai i rinise prane shoqates vendosen qe ne kete vit te pronojme talentet e reja ne muzike. Dhe ashtu u be. Dy vajzat bukuroshe ,si dy flutura te veshura me fustanet boje qielli qe u ngjiten ne skenen e ngritur per kete qellim, si dy flutura te verteta me violinat e tyre pushtuan sheshin para asaj tribune dhe njerzit e komuniteteve te ndryshme durtrokiten per lojen e bukur ne violine te Nicoles dhe te Elisabeth.
Zeri i violinave te tyre pushtoi sheshin ,sikur edhe shiu e ndali hovin per nje moment ,per te degjuar ate muzike te bukur klasike te luajtura nga vajzat. Zogjte e ndalen kengen ,se kengen ju a moren vajzat.
Ishte nje kenaqesi e vertete edhe per prinderit e vajzave. I shikoje lot gezimi ne syte e tyre. Ishte nje dite e vecante per vajzat por dhe per te gjithe ata qe pane ate loje te bukur te asaj muzike qe poeti do ti thurte vargjet pa medyshje.

Ne perfundim te ketij koncerti vajzat moren urimet me te mira nga ana e kryesise se shoqates ju dhuruan buceta me lule dhe nga nje dhurate simbolike.

Duhet permendur edhe ata qe bene te mundur veshjet e vajzave. Per veshjet e vajzave falenderojme gazeten shqipe ne diaspore “Globi – Shqip”, per lukun e vajzave “Beautyatelieret” dhe” Klippeatelieret me frizere Sophie”.

Ne perfundim te ketij shkrimi ,duhet te themi se aktivitete te tjera edhe me te larmishme e presin kryesine e kesaj shoqate,ku ajo po shpalose vazhdimisht vlerat dhe traditat me te mira shqiptare.
Nje aktivitet tjeter po kaq i rendesishem eshte edhe ai qe do behet ne muajin Tetor,ku shoqata “Alba – Dansk” do perfaqesoje Shqiptaret dhe Shqiperine ne kete aktivitet “Gala” qe organizohet nga Komiteti i shoqatave te hujave ne Danimarke (KUKS). Edhe ne kete Komitet shoqata “Alba – Dansk” zene nje vend nderi.

Por ajo ka perpara vetes nje sere detyrash e aktivitetesh qe do te zhvillohen gjate vitit ne vazhdim. Ajo eshte e perfshire edhe ne projektin e madh 2015 ,qe eshte nje projekt i komunes se Kopenhages.

Keshtu qe kjo shoqate nga viti ne vit ka ardhur duke rritur kontributin dhe aktivitetin e saj,duke shpalosur vlerat e veta te verteta dhe duke i paraqitur ata para nje publiku danez dhe te komuniteteve te tjera qe jetojne e punojne ne Danimarke.














Luigj Shkodrani
Danimarke , 4 Shtator 2013.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply