Pasi “Shekulli” publikoi lajmin për ‘dorëheqjen’ e zëdhënëses së Kryeministrit, ka ardhur dhe reagimi i vetë Erla Mëhillit. Ajo përgënjeshtron një gjë të tillë duke thënë se do të japë dorëheqjen ditën që Berisha do të dorëzojë postin e Kryeministrit.
“Nuk e dija që paskam dhënë dorëheqjen. Nëse disa i kanë ngaterruar fotot që postova dje, po ju them se janë foto të vjetra të bëra gjatë këtyre viteve punë. Nuk kam dhënë asnjë dorëheqje. Une largohem ditën që do të largohet Kryeministri”, shprehet Mëhilli.
Erla Mëhilli jep ‘dorëheqjen’
Kryeministri në largim, Sali Berisha mësohet se u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij politikë që të japin dorëheqjen nga pozicionet që mbajnë. E para që e ka bërë këtë duket se është zëdhënësja e tij, Erla Mëhilli. Në një foto të postuar në Facebook, Erla duket se e ka çuar në vend porosinë e Berishës.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply