
Nga Xhevdet Shehu
Dje, si gazetar dhe qytetar i ketij vendi kam perjetuar nje emocion te papershkrueshem, kur pas me shume se 22 vjetesh ne demokraci, lexova mesazhin e Kryetares aktuale te Kuvendit, ende ne detyre. Dikush mund te thote qe shoqja Jozefina Topalli ka ikur per lesh? Joooo. Une per vete u mallengjeva shume. Lotet me iken curg dhe m’u kujtuan o shoke kohet e lavdishme kur ishim keshtjelle e pamposhtur ne brigjet e Adriatikut dhe hidhnim valle ne gojen e ujkut. Me ne fund thashe, doli nje burrneshe dhe ia theu hundet me fakte dhe brinjet me argumenta imperializmit amerikan.
Zonja Topalli ne Facebook nuk i la kusur ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Po more, po. Ambasadori paska bere nje gabim te tmerrshem, nje gabim te pafalshem, nje gabim historik. Si more ambasador, paske guxuar te krahasosh 23 qershorin e ketij viti me 22 marsin e lavdishem te vitit 1992 kur demokratikasit e Saliut ardhen per here te pare ne pushtet?
E vrava mendjen gjate dhe u binda plotesisht se Jozefina Topalli ka te drejte, ndersa zoti Arvizu ka gabuar ne menyre te pashmangshme si te gjithe ambasadoret e Shteteve te Bashkuara qe kane ardhur ne Tirane pas permbysjes se diktatures komuniste. Me ne fund u binda se ambasadoret amerikane jane armiq te Shqiperise. Ata, (sidomos keta dy te fundit), i kane sjelle nje dem te pallogaritshem atdheut tone te shtrenjte demokratikas. Me poshte po paraqes disa argumente ne favor te zonjes Topalli dhe natyrisht ne disfavor te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara, pavaresisht nga risku se qeveria ne ikje e Doktor Berishes mund te me heqe statusin e gazetarit, ashtu si ushtarakeve qe do dalin te protestojne per SHQUP-in, domethene mund te me shpalle person non grata ne vendin tim. Megjithate une po e bej kete dhe ‘le te behet kiameti’ pas kesaj, sic i pelqen Doktorit te shprehet pas ikjes se tij.
E para, ambasadori i Shteteve te Bashkuara e ka kryekeput gabim kur thote se zgjedhjet e 23 qershorit ishin historike si ato te 22 marsit 1992. Si mund te behet ky krahasim? Ketu jam plotesisht ne nje mendje me zonjen Topalli, pasi nese atehere u permbys diktatura e Ramiz Alise, pasi Enver Hoxha kishte vdekur nja shtate vjet me pare, me 23 qershor u permbys Sali Berisha, Skenderbeu i Shqiperise, burri me i madh i kombit, i pazevendesueshmi, atij qe edhe kur pjerdh i mbahen pordhet shenim, lideri, pra historik i Partise Demokratikase.
E dyta, ambasadori Arvizu gaboi gjate fushates per zgjedhjet e 23 qershorit dhe nuk doli ne asnje miting te PD-se perkrah Sali Berishes dhe te ngrinte dy gishtat perpjete edhe ai. E kishim harruar thuajse fare kete fakt dhe na e kujtoi nje diplomat shume i shquar sikurse eshte Kreshnik-Kreshnik-Kreshnik Collaku, zv.ministri per punet e jashtme ne ikje i qeverise Berisha. Shume mire beri zonja Topalli dhe zoti Kreshniku qe na e kujtuan kete, sepse ne fakt ne zgjedhjet e 23 qershorit Shqiperia rrezikohej nga kthimi ne pushtet i neobllokmeneve te tipit Edi Rama. Legjendari Sali Berisha mund ta ndalte kete rrezik po te kishte ne krah ambasadorin Arvizu. Por ambasadori Arvizu nuk doli neper mitingje dhe ketu gaboi rende. Nuk e nuhati trendin e zhvillimeve dhe kjo ishte e pafalshme. Dhe ja ku jemi: me nje qeveri neokomuniste dhe bllokmenesh te rinj me Edvin Kristaq Ramen ne krye!
E treta, ambasadori Arvizu eshte treguar krejtesisht jo vizionar me deklaraten e tij te pardjeshme ne Jale. Miop, e quajti zonja Jozefine me te drejte. Pse? Sepse nuk i ka degjuar paralajmerimet shume serioze qe ka bere ish-kryetari i PD-se dhe Kryeministri ne ikje, pra dora vete Sali Berisha se do te beje nje opozite shume te forte duke filluar qe nga shtatori, per te rrezuar sa me shpejt qeverine e panisur te Edi Rames. Te mos e nuhasesh dhe parandiesh riardhjen ne pushtet te Berishes e te PD-se ne qeverisje dhe te Jozefines si kryetare e ardhshme e parlamentit, kjo eshte jo vetem miopi, por eshte per te vene kujen, kur kjo miopi manifestohet nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
E katerta, ambasadori Arvizu eshte falsifikator i historise. Kjo eshte jo vetem e pafalshme, por edhe e denueshme per nje ambasador, sikurse e heq veten. Jam dakord me shoqen parafolese Jozi se ky ambasador i pacipe duhet pergjigjet para gjykatave tona te pavarura per falsifikimin e historise sone te lavdishme, sidomos asaj demokratikase. Ne fakt, une duke qene shume i emocionuar nga mesazhi i zonjes Topalli, nuk e kam marre vesh ende se cfare ka falsifikuar ky ambasadori amerikan, por duke qene se i besoj shume zonjes Topalli, nuk e ve aspak ne dyshim se dicka ka shkelur ambasadori dhe per kete duhet te denohet!
E pesta lidhet pashmangshmerisht me kater gabimet e renda qe rendita me siper te ambasadorit Arvizu. Sipas Kryetares ne detyre te Kuvendit dhe sipas zv/ministrit te jashtem ne ikje, ambasadori Arvizu duhet te shpallet armik kllase dhe te ndeshkohet si i tille. Zonja Topalli permend Brezhnjevin, Reiz Malilen e te tjere. Pra, eshte e qarte qe kemi nje grup armiqesor kunder Doktorit, madje me shtrirje planetare. Po te bejme nje hamendesim te vogel, komploti eshte ideuar ne Uashington, eshte miratuar ne Moske dhe eshte zbatuar ne Tirane. A nuk ju kujtohet se si gjoja rastesisht ndonje vit e ca me pare ishte pikerisht ky ambasador qe i dha zjarr levizjes ‘Vepro Tani!” E, cfare ishte ne thelb ajo levizje? Ngrihuni, o njerez, merrni pjese ne votime dhe permbysni Skenderbeun e Shqiperise! E shikoni pra sa keq ka punuar ky ambasador?
Ky komplot i ka sjelle nje dem te pallogaritshem Shqiperise demokratikase. Po si nuk u preke ndopak more zoti ambasador nga lotet e Berishes ne diten e doreheqjes si kryetar i PD-se? Kjo eshte kriminale! Atehere, ndergjegjesohuni o njerez! Le te fillojme nje gjyq special kunder armikut te kllases Aleksander dhe ne emer te popullit ti bejme nje gjyq special mu ne mes te Tiranes. He me te lumte o shoqja Jozefine!
/Burimi: Gazeta Dita
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply