
Kur behet fjale se si largohet stresi me te qeshura, ja pse mjeku rekomandon sa me shume gagarima dhe hahah Nese ke faj qe plas se qeshur nga njera nga serite e fundit te stupcave apo pazhurme zgerdhihesh nga ndonje pamje e dikujt apo dickaje, te qeshurat te bejne mire. E qeshura eshte nje forme shume e mire e lirimit te stresi,t dhe ketu nuk po tallemi.
Lirimi i stresit nga te qeshurat
Nje sens i miri humori nuk mund ti sheroj te gjitha semundjet, por te dhenat po grumbullohet rreth gjerave pozitive qe e qeshura mund te bej.
Dobite afatshkurtra
Nje e qeshur e mire ka efekte te mira afatshkurtra. Kur fillon se qeshuri, ti jo vetem qe shkarkon ngarkesen mendore por gjithashtu e qeshura nxit ndryshime fizike ne trupin tuaj.
Te qeshurit mund te:
Stimulojne shume organe. Te qeshurit permireson pranimin e ajrit te pasur me oksigjen, stimulon zemren, mushkerite dhe muskujt, dhe shton endorfinen qe lirohet nga truri juaj.
Aktivizon dhe liron pergjigjen tuaj ndaj stresit. Te qeshurit ju ndezin e me pas ju ftohin pergjigjen tuaj ndaj stresit e keshtu rrisin raten e zemres dhe shtypjen e gjakut. Rezultati perfundimtar? Nje ndjenje e mire pushuese (relaksim).
Zbut tensionin. Te qeshurit gjithashtu mund te nxis qarkullimin dhe ndihmoj ne relaksimin e muskujve, qe te dyja ndihmojne ne zvogelimin e disa nga simptomave fizike te stresit.
Efektet afatgjata:
Te qeshurit nuk eshte e dobishme vetem aty-per-aty. Eshte e mire per ty per nje periudhe te gjate.
Te qeshurit mund te:
Permiresoj sistemin e imunitetit. Mendimet negative manifestohen ne reaksione kimike qe mund te ndikojne ne trupin tuaj duke sjell me shume stres ne sistemin tuaj keshtu duke e zvogeluar imunitetin. Ne kontrast, mendimet pozitive ne fakt lirojne neuropetide qe ndihmojne ne luftimin e stresit e gjithashtu edhe semundjeve tjera me serioze.
Largimin e dhembjeve. Te qeshurit lehteson dhimbjet duke bere qe trupi te prodhoj analgjetiket (dhembje ndaluesit) e tij natyral. Te qeshurit gjithashtu munden te thyejne ciklin e dhembjeve spazme te zakonshme ne disa crregullime te muskujve.
Shton kenaqesine personale. Te qeshurit gjithashtu mundet ta bej me te lehte qe te perballeni me situata te veshtira. Ajo gjithashtu ju ndihmon te lidheni me lehte me njerez tjere e keshtu te krijoni lidhje.
Si te permiresosh – ose fitosh – sensin e humorit (Si te behesh me qesharak)
A frikohesh se ke sens humori te pazhvilluar apo jo-ekzistente? S’ka problem. Humori mund te mesohet si cdo gje tjeter qe mesohet. Ne fakt, te zhvillosh apo rafinosh (gdhendesh) sensin e humorit mund te jete me e lehte se sa mendon.
Ve humorin ne horizontin tuaj. Gjej disa gjera te thjeshta si foto apo strip qesharake qe ju bejne te qeshni dhe vari ne shtepi apo ne zyre. Mbaj filma qesharak apo albume komedi kur ke nevoje te mesosh dicka me shume rreth humorit.
Qesh dhe bota qeshet me ty. Gjej ndonje menyre te qeshesh me situatat e tua apo ngjarjet qe ju kane ndodhur ndonjehere dhe shiko se si ngadale venitet stresi. Edhe nese te duket se po qeshesh me zor ne fillim, praktiko te qeshesh se prape i bene mire trupit tuaj.
Ndaj te qeshurit me dike tjeter. Beje shprehi te kalosh kohe me miqte qe ju bejne te qeshni. E sa here qe te jepet rasti ndaje ngjarjet dhe ndodhite qesharake me ta apo trego ndonje shaka me ata qe te rrethojne.
Tak-tak-tak. Trokit ne dyert e librarive dhe gjej ndonje liber me shaka e keshtu pasuro reportazhin tuaj me shaka qe me pas mund ti ndash me miqte tuaj.
Meso cka nuk eshte qesharake. Mos qesh ne dem te dikujt tjeter. Disa lloje humori nuk jane te mire. Perdor gjykimin tuaj te dallosh nje shaka te mire nga ajo e keqja, apo ajo lendon dike.
Te qeshurit eshte ilaci me i mire. Cfare pret, fillo dhe provo. Lako skajet e buzeve tua, buzeqesh dhe fillo te qeshesh edhe po qe se te duket se po behet me zor. Kur te qeshesh, mundohu te mbash mend se si po ndihesh. A jane muskujt tuaj me pak te tensionuar? A ndiheni me i/e relaksuar apo lehtesuar? Kjo pra eshte mrekullia e natyrshme e te qeshurit.
/Burimi: Sherohu.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply