Përbërësit për të përgatitur marmelatën:
– 1.5 kg kumbulla jeshile ose të kuqe, pa bërthamë
– 0.5 l ujë
– 800 gr sheqer për çdo kg përzierje kumbullash
– lëkura e një limoni
Përgatitja:
Sterilizoni katër kavanozë. Ziejini kumbullat me ujë në zjarr mesatar për afro 20 minuta, ose derisa ato të zbuten. Transferojeni përzierjen në një tjetër tenxhere të madhe me fund të trashë duke e kaluar në sitë më parë. Peshojeni këtë përzierje. Shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit. Ziejeni në zjarr të mesëm duke e përzier shpesh, derisa përzierja të mos ngjitet më në tenxhere. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të vaket. Hidheni në kavanoza, duke lënë një hapësirë bosh 1 cm. Vërini kavanozat në një tenxhere të madhe. Mbulojeni tërësisht me ujë dhe ziejini për 10 minuta. Lërini të ftohen. Konservojini në një vend të freskët, larg dritës.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply