Banka e Shqipërisë abuzon me fondet publike, dieta e Guvernatorit 60 euro më shumë në ditë se sa ajo e Presidentit.
Ornela Manjani
– Kontrollit të Lartë të Shtetit akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike. Shpenzimet në Bankën Qendrore në vitin më të vështirë financiar për shqiptare ky institucion ka rritur shpenzimet dhe jep shpërblime dhe paga marramendëse. Shkeljet janë publikuar në një raport të Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili për disiplinuar shpenzimet e bankës dhe të Guvernatorit Ardian Fullani kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të kuvendet përmes ndryshimeve ligjore. Përmes këtij raporti Bujar Leskaj i kërkon kuvendit ndryshimin e ligjit disiplinimin e shpenzimeve në Bankën e Shqipërisë dhe si dhe t’i hiqet e drejta Bankës së Shqipërisë për tëzgjedhur vetë kompaninë që bën auditin dhe kjo kompetencë t’i kalojë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shkeljet
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i firmosur nga kryetari Bujar Leskaj, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qendrore dhe për të minimizuar hapësirat e abuzimit me fondet publike në këtë institucion. Që në fillim të tij, dokumenti i Kontrollit konstaton ton se pagat dhe shpërblimet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Këshillit mbikëqyrës, por edhe punonjësve të thjeshtë janë në nivele shumë të larta, të pakrahasueshme me asnjë institucion tjetër kushtetues. Sipas KLSH-së ato kanë dalë përtej kornizave të tregut dhe jashtë realitetit shqiptar. Në raport janë evidentuar një sërë shkeljesh në mënyrën e pagesës së punonjësve të këtij institucioni. “Nivelet e dietave ditore për guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës janë pothuajse sa dyfishi i dietave që merr Kryeministri dhe 60 euro më shumë në ditë se sa ajo e Presidentit të Republikës,” thuhet në raport. Sipas një përllogaritjeje rezulton se vetëm diferenca ditore prej 60 euro mes dietës së guvernatorit dhe asaj të presidentit është gati sa gjithë pagesa mujore që përfiton një pensionist në Shqipëri. “Vetëm dieta e drejtorëve të departamenteve janë sa ato të Presidentit dhe, madje në shumë raste, mungojnë dokumentet për të verifikuar kohëzgjatjen e qëndrimit në shërbim dhe kthimin e punonjësve”, thotë raporti. Sipas të dhënave nga bilancet e vetë bankës mësohet se guvernatori Fullani akordon 6 milionë dollarë në vit për shpenzime për qira zyrash. Ndërkohë rroga e Guvernatorit është rreth 6 herë më lartë se ajo e kreut të shtetit. Të ardhurat vjetore si guvernator arrijnë afër 100 milionë lekë, ose 8 milionë lekë në muaj, ose 45 mijë lekë për orë pune. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë shpenzon 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare dhe përveç tyre edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative. Vetëm të ardhurat e tij vjetore si guvernator arrijnë afër 100 milionë lekë, pra 8 milionë lekë në muaj, ose 360 mijë lekë për ditë pune, ose 45 mijë lekë në orë pune.
Personeli, shpenzime luksi
Të dhënat nga vetë bilanci zyrtar i Bankës së Shtetit, tregojnë se shpenzimete personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me mbi 40%, krahasuar me vitet 2009, 2010, 2011, 2012 ndërkohë që shpenzimet administrative janë dyfishuar. Aktualisht numri i punonjësve në Bankën e Shqipërisë është rreth 502 punonjës. Sipas raporteve financiare të Bankës së Shqipërisë mësohet se për vitin 2012 ishin planifikuar 11 milionë lekë për kompensim ushqimi për nëpunësit e Bankës së Shqipërisë. Në kohën me të vështirë për financat publike, Guvernatori Fullani u kthye në “garant” të shpëtimit të tyre. BSH pranoi të blinte Hotel Dajtin, pronë shtetërore, për një shifër kolosale prej 30 milionë eurosh, që kaloi në buxhet, ndërkohë që ende nuk ka nisur asnjë punim ristrukturimi në këtë objekt. Bëhet fjalë për ish-hotel “Dajtin”, që qeveria, me vendim të veçantë ia shiti Bankës së Shqipërisë, për 30 milionë euro. Vendimi ka habitur ekspertët e financave, por edhe zyrtarë të qeverisë, të cilët janë përpjekur të shpjegojnë operacionin financiar. Dihet që BSH është pronë e shtetit shqiptar, fitimet e të cilës kalojnë direkt në arkën e buxhetit, që administrohet nga Ministria e Financave, ashtu dhe hotel “Dajti”, i cili nuk funksionon prej më shumë se 10 vjetësh.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply