
Shqiptar jemi Ilire,
Dikur thone ishim te mire
Sot jemi pak te veshtire..!
Ilire dhe Dardane jemi,
Me armiq pushkes ja themi,
Po me vehten, çfare kemi..?
Ç’eshte ky mllef si anarkoze,
Qe na ben nervoze, xheloze,
Kush na e dha gjithe kete “doze..?”
.
Zvarre, perçare, zhyt e mbyt,
Mburrim ves, harrojme virtyt,
– Njeri tjetrit, thonjte ne fyt..!
.
Kacagjela, “pashallare”
Me mendimin mesjetar,
– Ne tre Shqiptare- dy bajraktare..!
.
Ne kohe moderne, ne kohe te vona
S’dime ç’eshte gara, maratona,
Ngatrrohemi, ne kembet tona..!
Gare me hile, gare e shtrembet,
Shtrenojme grushtet, shtrengojme dhembet,
– Kush ece para; – Thyeja kembet..!
.
Pa mish duam te bejme dasmen,
Pa e matur presim basmen,
Vlerave u veme kazmen..!
Shqip flasim, s’merremi vesht,
Djegim librin per nje rrjesht,
Dhe jorganin per nje plesht..!
Fal o zot drite ne kte jete,
Ta kuptojme kte te vertete:
– Se.. pergjegjesine e kemi vete..!
Nga kjo balte, zoterinj Shqiptare
Kush do e nxjerre t’shkretin gomar,
– Nderkombetaret vullnetare..?!
.
Drejt rrenojash me rrembim,
Shpesh u turrem me vrapim,
– Dhe s’pranojme asnje gabim..!
Si vese shpresat ikin, treten,
Tek te huajt kerkojme mbeshtetjen,
– Kush na don, kur s’duam vehten..?!
(Gj.Lumaj. nga vellimi “Zhgenjim dhe shprese”)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply