Nese nuk jeni te lumtur dhe ne jeten tuaj ka nje ndjesi zbrazesie te vazhdueshme, duhet te reagoni duke zbuluar se perse ndodh kjo gje dhe cila eshte rruga per te gjetur lumturine. Disa njerez jetojne keshtu: asnjehere nuk jane te lumtur vertet ose te kenaqur, edhe pse ndoshta kane nje jete te mbushur me ngjarje dhe rezultate.
Per ta, gjithmone mungon dicka dhe nuk arrijne dot te jene te lumtur. Ne thelb te kesaj sjelljeje mund te jene faktore te ndryshem: persosmeria, zakoni qe jane mesuar ta konsiderojne lumturine si dicka qe “pritet ende te vije”, veshtiresia per t’i jetuar emocionet ne menyre te drejtperdrejte dhe lineare.
Megjithate, per te gjitha keto, ekziston nje emerues i perbashket dhe eshte nje ndjenje superioriteti, e padeklaruar, e fshehur diku. Personi, duke qene se e ka te paplotesuar realitetin aktual, ka ne mendje dicka krejt tjeter ne krahasim me ate qe sheh dhe e konsideron kete dicka tjeter si mundesi te madhe.
Viktima te nje snobizmi te fshehur
Ata qe u qendrojne prane ketyre te pakenaqurve “kronike”, ne fillim i gjykojne si te vetedijshem per ate cka duan, por pastaj, pak nga pak fillojne te ndiejne nje lloj bezdisjeje deri sa arrijne ne padurim, madje ka momente qe mund ta humbasin fare toruan dhe u thone: “Po kush dreqin kujton se si mund te arrish lumturine kur nuk e di se cfare do, cdo gje qe te rrethon nuk te mbush, nuk te jep kenaqesi. Kjo eshte jeta, perpiqu ta shijosh!”. Por ka edhe nga ata njerez te thjeshte qe, duke pare pretendimet e te pakenaqurve, mund te mendojne me vete: “Une qe qenkam i kenaqur me kete realitet jam nje medioker?”. Ne fakt pergjigjja eshte po. Njerezit e pakenaqur kane nje qendrim snob, per te cilen mund te ndihen te kenaqur vetem nga dicka e vecante, ndersa te tjeret, duke mos qene te vecante, mund te kenaqen edhe me ate “pak” qe iu ofron perditshmeria.
Nje brishtesi e fshehur
Njerezit e pakenaqur nga jeta ndihen te pasigurt dhe e nenvleresojne veten. Nuk e dine nese vlejne ose jo per te tjeret dhe ajo pakenaqesi qe i karakterizon eshte nje menyre per t’i shpetuar nje takimi. Por hapi i pare qe duhet bere per te ndjere lumturine, eshte largimi i ketyre mendimeve te keqija nga koka. Vetem keshtu do te mund te filloni te shijoni jeten si qenie te vdekshme. Ndoshta nuk do te keni gjithcka qe deshironi, por do te jeni te lumtur.
Shkaku eshte nje perbuzje e thelle
Shprehja qe e karakterizon pakenaqesine eshte: “Nese kenaqem me gjera te vogla, atehere kjo do te thote se me mjaftojne. Keshtu edhe une mund te jem “i vogel” dhe “i kushtezuar”. Te jeni te sigurt se ky lloj dyshimi ju pengon qe ta shijoni jeten.
Shijoni jeten duke u nisur nga gjerat e vogla
Provoni ta jetoni ndryshe nje perfundim ose ngjarje pozitive: ne vend qe t’i jepni rendesi dickaje tjeter, gezojuni asaj qe ka ndodhur, vetem ose me te tjeret. Ne kete menyre do te keni mundesi te shijoni miresine e asaj qe ju ka ndodhur, duke ndjere kenaqesi maksimale, por vetem pasi te jeni ndare me te tjeret e keni mbetur vetem.
Kaloni me shume kohe me femijet
Pakenaqesia e perjetshme e shtremberon realitetin. Duke qendruar me shume me femijet, duke luajtur me ta dhe duke u bere pjese e botes se tyre plot fantazi, do te mesoni ta shijoni ne maksimum jeten, ta shijoni ate qe ju ofrohet pa bere shume vleresime te detajuara.
Qendroni me shume ne natyre
Duke hyre ne kontakt me natyren mund te kuptoni se sa e pasur dhe e kendshme eshte bota. Si pasoje mesoni te jetoni mire edhe realitetin e jashtem. Mos harroni se kontakti me natyren eshte shume i dobishem, sepse nuk bazohet te sfida dhe konkurrenca, por te meditimi.
Pakenaqesia e perjetshme e shtremberon realitetin. Duke qendruar me shume me femijet, duke luajtur me ta dhe duke u bere pjese e botes se tyre plot fantazi, do te mesoni ta shijoni ne maksimum jeten
Duke hyre ne kontakt me natyren mund te kuptoni se sa e pasur dhe e kendshme eshte bota. Hapi i pare qe duhet bere per te ndjere lumturine eshte largimi i mendimeve te keqija nga koka. Vetem keshtu do te mund te filloni te shijoni jeten si qenie te vdekshme.
/Burimi: Keshilla.net
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply