Shume njerez kane deshire qe pushimet e tyre te mos i kalojne cdo vit ne plazh ,por dhe ne vende te ndryshme atraktive. E per kete mund te perdorni edhe keto BUJTINA. Do te perjetoni pushime teper interesante me pamje fantastike dhe me uje bjeket te mrekullueshem qe nuk do ju hiqet nga mendja per nje kohe te gjate. Agjensia Kombetare e Turizmit ne faqen e saj i ka afruar keto sherbime,cka do te thote qe jane te licensuara edhe nga shteti. Per me shume njihuni me to me poshte:
Bujtina Alfred Selimaj
Vëndndodhja : Tropoje
Tel: 00 355 692173603
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip, Anglisht
Aktivitetet: Shëtitje në mal, kamping, etj.
Numri i Dhomave: 5
Përshkrimi Bujtines
Kjo bujtinë u hap në vitin 2005. Ka 5 dhoma gjithsej dhe cmimet përcaktohen sipas dhomave. Restoranti shërben ushqim tradicional te zonës si qumësht, djathra të llojeve të ndryshme, vezë fshati, mish dhie të pjekur në hell, troftë, lloje të ndryshme supash etj.
Një person i cili e njeh mjaft mirë zonën do t iu shoqërojë gjatë aktiviteteve të ndryshme që organizohen.
Përshkrimi Zones
Peisazhi ofron dy lloj pamjesh të ndryshme, male me maja në formën e kullave dhe lugina që zgjerohen dhe ngushtohen vazhdimisht.
Peisazhi më i bukur për tu vizituar janë malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe.
Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje.
————————————————————————–
Bujtina Fran Molla
Vëndndodhja : Theth
Tel: 00 355 682180228
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Shëtitje në pyll, shëtitje me kuaj, etj.
Numri i Dhomavei: 5
Përshkrimi Bujtines
Hani shërben ushqim tradicional të zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpë, djathë, vezë, mjaltë, mish gici, mish qengji, patate, etj. Te gjitha ushqimet jane bio.
Përshkrimi Zones
Rajoni i Thethit përbën në fakt zemrën e alpeve shqiptare. Ai ndodhet në alpet perëndimore të Shqipërisë, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës.
Për vlerat e tij klimaterike dhe të biodiversitetit , Thethi është shpallur një Park Kombëtar. Në parkun e Thethit gjenden ahe shekullore dhe shumëllojshmëri lulesh. Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh.
Ndër vendet më interesante për tu vizituar nga turistët janë Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë, dhe burimet e ujërave të Okolit.
————————————————————
Bujtina Gjergj Frani
Vëndndodhja : Vermosh
Tel: 00 38267595512
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Italisht, Frengjisht, Anglisht, Gjermanisht.
Aktivitetet: Shëtitje në mal, etj.
Numri i Dhomavei: 6
Përshkrimi Bujtines
Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe çati të rregullt.
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, fërlik, tavë me patate, troftë, etj. Të gjitha ushqimet janë bio.
Ofron shoqërim në mal dhe komunikim në italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.
Përshkrimi Zones
Vermoshi ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërise, 95 km larg nga Shkodra dhe quhet provinca e Kelmendit.
Vermoshi shquhet për pamjet e bukura dhe rreshjet e borës që zgjasin rreth 100 ditë në vit.
Fshati ndodhet në një zonë malore e krijuar nga lumi Vermosh.
Një nga aktivitet kryesore që organizohen çdo vit në këtë rajon është ” Logu i Bjeshkëve” në të cilin zgjidhet “Miss Bjeshka”.
——————————————————-
Bujtina Gjokë Bujaj
Vëndndodhja : Vermosh
Tel: 00 38269562512
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Shëtitje në mal, kalërim, etj.
Numri i Dhomavei: 1
Përshkrimi Bujtines
Shtëpi karakteristike me dysheme dhe tavan të bërë me dru pishe, e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale.
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës ku spikatin djath lope, djath dele, gjalpë, vezë, djath i zier, mish derri, mish qengji, mish lepuri i egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë. Të gjitha ushqimet janë bio.
Ofron për turistët shëtitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim.
Përshkrimi Zones
Vermoshi ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërise, 95 km larg nga Shkodra dhe quhet provinca e Kelmendit.
Vermoshi shquhet për pamjet e bukura dhe rreshjet e borës që zgjasin rreth 100 ditë në vit.
Fshati ndodhet në një zonë malore të krijuar nga lumi Vermosh.
Një nga aktivitet kryesore që organizohen çdo vit në këtë rajon është ” Logu i Bjeshkëve” në të cilin zgjidhet “Miss Bjeshka”.
——————————————————————-
Bujtina Gjon Ded Noja
Vëndndodhja : Theth
Tel: 00 355682191405
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Shëtitje në mal, kalërim, etj.
Numri i Dhomavei: 6
Përshkrimi Bujtines
Në hanin tonë do të gjeni një shërbim sipas dëshirës dhe kërkesave tuaja.
Shërbejmë ushqim tradicional të zonës, ku spikatin djathi, fërlik, tavë me patate, mjaltë, qumësht, kos, fruta të stinës, etj.
Të gjitha ushqimet janë bio.
Aktivitetet si shëtitje në pyll, vizita në ujëvara, fushat me lule, etj janë shoqëruese për turistët qe do vizitojnë Hanin tonë.
Përshkrimi Zones
Rajoni i THethit perben ne fakt zemrene alpeve shqiptare.Ai ndodhet ne alpet perendimore te Shqiperise, 70 km larg nga qyteti i Shkodres.
Per vlerat e tij klimaterike dhe te biodiversitetit Thethi eshte shpallur nje Park Kombaetar.Ne parkun e Thethit gjenden ahe shekullore,shumellojshmeri lulesh.
Fauna e parkut perbehet nga 50 lloje shpendesh.
Nder objektet me interesante per tu vizituar nga ana e turisteve jane Ujevara e Grunasit, shpella e Birreve me rrathe, mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit.
———————————————————————
Bujtina Gjon Dukgilaj
Vëndndodhja : Shkoder
Tel: 00 355 682086056 / 00 355 2240537
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Muzikë tradicionale, shfaqje teatrale, humor, dita e bejteve, festivali i vajit të ullirit, etj
Numri i Dhomavei: 10
Përshkrimi Bujtines
Ajo që është karakteristike e Hanit tonë janë aktivitetet me muzikë tradicionale, humor, shfaqje teatrale, dita e bejteve, festivali i ullirit.
Që do të jenë shoqëri e këndshme dhe e paharruar gjatë qëndrimit në Bujtinë, për ta bërë ditën tuaj më të vecantë shtohet dhe ushqimi tradicional i zonës si fli dhe tavë dheu, mish në gaca, qumësht, bulmet, mjaltë, vezë fshati, kërpudha, maze malësie me fruta të thata, maze me djathë të njomë, djathë dele i skuqur, sallatë tradicionale, pulë fshati, mish vici, gic i egër, lepur i egër, etj.
Përshkrimi Zones
Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, e themeluar në shek IV (p.l.k) si kryeqendër e fisit Ilir të Labeatëve. Atraksioni kryesor turistik i qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujrat e tre lumenjve të Drinit, Bunës dhe Kirit.
Farë pranë qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, më i madhi në gadishullin Ballkanik, me sipërfaqe 368 km2
, (Shqipërisë i përkasin 149 km2). E veçanta e tij është tipologjia e ndryshueshme e brigjeve. Bregu jugor është i ulët, i tipit të “marsheve”, ndërsa ai verior është breg i lartë dhe shkëmbor.
Aktivitetet kryesore janë noti, banjat e diellit dhe vozitjet me varkë. Krahas këtyre potencialeve, liqeni i Shkodrës përbën edhe një eko-sistem mjaft të rëndësishëm natyror. Këtu gjenden 281 specie shpendësh. Ujrat e liqenit janë të pasura me 45 lloje peshqish, ku më të rëndësishmit janë krapi, ngjala e shtojza .
—————————————————————————
Bujtina Gjon Frashnishta
Vëndndodhja : Theth
Tel: 00 355 693118712
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Alpinizëm, speleologji, bilardo, fushë futbolli, etj.
Numri i Dhomavei: 10
Përshkrimi Bujtines
Hani ynë është në shërbim të turistëve dy muaj në vit, nga muaji korrik deri në fund të muajit gusht. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si; qumësht, djathë, mish gici, mish qengji, patate, mjaltë, vezë etj. Të gjitha ushqimet janë bio.
Ndër çastet e paharruara në kujtesën tuaj gjatë pushimeve tuaja do të mbeten aventurat e aktiviteteve si; alpinizëm, speleologji, bilardo, shëtitje nëpër ujëvara, në pyll, etj.
Përshkrimi Zones
Rajoni i Thethit përbën në fakt zemrën e alpeve shqiptare. Ai ndodhet në alpet perëndimore të Shqipërisë, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës.
Për vlerat e tij klimaterike dhe të biodiversitetit , Thethi është shpallur një Park Kombëtar. Në parkun e Thethit gjenden ahe shekullore dhe shumëllojshmëri lulesh. Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh.
Ndër vendet më interesante për tu vizituar nga turistët janë Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë, dhe burimet e ujërave të Okolit.
—————————————————————————-
Bujtina Hamit Mustafa
Vëndndodhja : Fushe – Arrez
Tel: 00 355 682357774
Fax:
Email:
Web:
Shërbimet
Cmimi:
Gjuhët që ne Flasim: Shqip
Aktivitetet: Shëtitje në mal, etj.
Numri i Dhomavei: 7
Përshkrimi Bujtines
Në ambjentet e Hanit tonë do të keni mundësi të argëtoheni e tëe kaloni pushime të paharruara duke shtuar dhe shetitjet në vende malore.
Gjithashtu në këtë bujtinë gjenden kafshë shtepiake si lopë, viça, pula.
Përshkrimi Zones
Fushë- Arrëzi është një qytet i ri, i cili gjendet në rrugën nacionale nga Puka drejt Kukësit dhe Kosoves. Në qytet gjendet Kisha Katolike e Shën Jozefit.
Këtu organizohet Festivali mbarëkombëtar i instrumentëve te vegjël.
Fushë- Arrëzi ofron dhe aktivitete të tjera.
Në malin e Krrabit gjenden livadhe të këndshme dhe shumë kroje natyrore me ujë të ftohtë, vende këto të përshtatshme për kamping.
———————————————————————-
Keto ishin disa nga BUJTINAT …
Ne ditet e ardhshme do te njihen edhe me me shume te tjera.
http://www.akt.gov.al/info/bujtine.php?lang=1
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply