
E sinqertë si shega. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një sondazh i “Shije”-s për femrën ideale. Për 26 % të meshkujve femra ideale është e sinqertë, jo sensuale, këmbëngulëse apo e fortë. Por si kanë votuar të tjerët? Njihuni me rezultatet
Sipas një sondazhi të ngritur nga “Revista Shije”, fun page-i zyrtar i revistës sonë në Facebook, meshkujt shqiptarë vlerësojnë tek femrat më së shumti sinqeritetin. Më poshtë gjen karakteristikat thelbësore, që sipas meshkujve shqiptarë duhet të ketë një grua që të jetë e përkryer. Lexoji dhe përpiqu që ato me përqindje të lartë t’i bësh të tuat. Do të jesh e preferuar…
1. E sinqertë si shega
26% e meshkujve votues në këtë sondazh e konsiderojnë sinqeritetin një element të domosdoshëm për femrën perfekte. Po pse i mëshojnë kaq shumë sinqeritetit meshkujt shqiptarë? Gjykojeni vetë.
2. E ëmbël si mjalti
Ëmbëlsia nuk duhet t’i mungojë femrës për 16 % të meshkujve. Për ta femrat duhet të jenë po aq të ëmbla sa mjalti, që në këtë rast është simboli më i fuqishëm.
3.Tërheqëse si luleshtrydhet
E kush nuk i dëshiron luleshtrydhet? Apo ç’janë tërheqëse! 12 % e meshkujve duan që partnerja e tyre ideale të jetë tërheqëse, joshëse si luleshtrydhja.
4. Sensuale si qershitë
11 % e burrave ëndërrojnë të kenë në krah të tyre një femër sensuale. Dhe qershia e përfaqëson më së miri këtë karakteristikë.
5. Pasionante si çokollata

Çokollata është një përbërës shumë i dëshirueshëm. Përfaqëson një marrëdhënie pasionante. 9 % e votuesve e duan femrën si çokollata, po kaq pasionante.
6. Këmbëngulëse porsi kafeja

Kafeja përfaqëson këmbënguljen, që është vlerësuar nga 8 % e meshkujve. Me sa duket, për këta burra, femrat këmbëngulëse janë më joshëse…
7. Kurioze si vera
Ndërsa 7 % e meshkujve kërkojnë një femër kureshtare. Që t’i pyesë vazhdimisht për gjithçka që i rrethon. Mos pëlqejnë rolin e protagonistit këta? Ku i dihet.
9. E ndjeshme si qumështi
Kemi mbërritur tek karakteristikat më pak të pëlqyera. Për shembull, femrat e ndjeshme preferohen vetëm nga 5% e meshkujve të komunitetit tonë virtual. Pak e çuditshme kjo përqindje për ndjeshmërinë!
10. E djallëzuar si xhenxhefili
Xhenxhefili i jep pjatave një shije orientale dhe njëkohësisht përfaqëson djallëzinë. Burrat shqiptarë që duan femrat e djallëzuara janë 4 %.
11. E fortë si speci i kuq djegës
Vetëm 2 % e meshkujve duan një grua të fortë. Mos janë meshkuj të dobët, apo ndoshta duan një grua të fortë si vetja e tyre?
shije.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani










Leave a Reply