Besimtarët festuan fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit në shumë vende të botës, si në Indonezi, Arabinë Saudite, Siri, Malajzi dhe Egjipt
Myslimanët në mbarë botën po festojnë Bajramin, i cili shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në Indonezi, vendi me popullsinë më të madhe myslimane të botës, besimtarët u mblodhën kudo nëpër xhami, për të filluar festimet.
Festimet filluan edhe në Arabinë Saudite, ku janë vendet më të shenjta të fesë Islame, po ashtu edhe në Siri e Malajzi.
Në sheshin Tahrir të Kajros pati tubime masive me rastin e Bajramit, ndërkohë që udhëheqësit e përkohshëm të vendit morën pjesë në lutje në një xhami të kryeqytetit.
Presidenti amerikan Barak Obama u uroi myslimanëve “një festë të bekuar dhe të lumtur”. Ai përmendi traditat e Ramazanit duke thënë se ato u shërbejnë njerëzve si një kujtesë për të qenë mirënjohës dhe të mëshirshëm.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply