Gjyqi i lartë në Beograd ka përfunduar hetimet kundër peshkopit të Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren, Artemie dhe tre personave të tjerë, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dëmtuar Kishën Ortodokse Serbe në mjetet që ishin planifikuar për rindërtimin dhe adaptimin e kishave serbe në Kosovë.
Për këtë vepër parashikohet dënimi deri në 12 vjet burgim, raportojnë mediat serbe.
Gjatë hetimeve është konstatuar se për punimet në 17 objekte kishtare janë paguar 2.057.518 euro, edhe pse vlera e tyre është caktuar 1.018.283 euro.
Raste të keqpërdorimeve të ngjashme ka pasur edhe në Serbi.
Peshkopi Artemie ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtjen e “kauzës serbe në Kosovë” dhe në luftimin e “terroristëve shqiptarë”.
Nga Shtypi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply