![]()
“Qëllimi i përbashkët yni si shqiptar dhe prioritet për artistet është përpjekja ne mënyrë te zëshme për te marre “hisen”qe na takon. Kultura është identiteti dhe pasqyra jone si komb”, thotë artistja Besjana Mehmeti në intervistën për “Lajm”
Në një intervistë për “Lajm”, artistja Besijana Mehmeti flet për problemet që tangojnë kulturës shqiptare, perspektivën e artistëve të rinj, përpjekjet e tyre dhe plot tema të tjera. “Për te bere gjera te mëdha: koncerte me orkestër simfonike e mysafire duhen mjete dhe jo 30000 denare nga shteti dhe ministria e kulturës”, thotë ajo
LAJM: Publikisht denoncuat diskriminimin që u është bë artistëve shqiptarë dhe juve personalisht më projektin “Valë e nxehtë kulturore”. Sa janë shqetësuar institucionet pas denoncimit që keni bërë? A është paraqitur ndonjëri prej kompetentëve për të përmirësuar këtë gabim?
Besjana Mehmeti: Denoncimi im publik nuk ishte “ad hoc”. Disa here isha menduar të bëj pyetje publike: pse në institucionet tona nuk ka përfaqësues shqiptar, duke filluar nga pallatet e kulturës që në disa qytete shqiptare ende udhëhiqen nga drejtor maqedon pa asnjë shqiptar, duke vazhduar me institucione të shtetit si: Filarmoni, Teatri i Operës ku nuk ka as1 për qind shqiptar. Perse ne festivalin”Vera e Ohrit” pjesëmarrësit shqiptar janë sa për”sy e faqe” dhe pse nga buxheti i shtetit dhe ministria e kulturës vazhdimisht po diskriminohen artistet shqiptar? Ku është përqindja qe na takon? Në xhepat e kujt po shkojnë projektet e mëdha kur pothuajse te gjithë artisteve serish sa për”sy e faqe” u kalojnë projektet me shuma qesharake 30000 denarë apo refuzohen fare. Iritimi im nuk ishte i madh kur kuptova qe projektet e mia janë refuzuar ne kuadër te “Verës kulturore”, sa kur ne media del ministrja e kulturës dhe shfaq vëren e nxehte ne 29 komuna maqedone, dy shqiptare(realisht vetëm një-Gostivari sepse ne Kërçove nuk ka projekte shqiptare) apo kur u bën thirrje komunave shqiptare te bëhen pjese e projekteve te ministrisë. Unë kur kam vendos ta bej reagimin, nuk kam menduar për rezultatet. Thjeshte kam ndjere qe si artiste profesioniste dhe profesoreshe universitare te përdor fjalën qe është i vetmi mjet i shprehjes intelektuale. Do te dua te cek ne ketë rast qe sekretari shtetëror është shume i interesuar qe proceset te ecin përpara, por ndonjëherë dhe për shkak te keqinformimit dhe te një pune pa kompetence te anëtareve te komisionit per ndarje te projekteve (ku gjithnjë ka patur nga një përfaqësues shqiptar qe me tepër ka pare interesi personal te tij dhe rrethit sesa interesin e artit muzikor ne Maqedoni) ndodh dhe kjo: nga 110 projekte 109 janë maqedone dhe vetëm 1 shqiptar. Ja për çfarë dhe reagova.
LAJM: Si reflektohet ky diskriminim në veprimtarinë kulturore të artistëve shqiptarë?
Besjana Mehmeti: Shumica e artisteve shqiptare kane dhënë prova për një pune te pjekur profesionalisht dhe për një dëshirë te flakte qe te bëjnë, te krijojnë, te japin për qytetet e tyre. Ndonjëherë te “mbështetur për muri” sepse për te bere gjera te mëdha: koncerte me orkestër simfonike e mysafire duhen mjete dhe jo 30000 denare nga shteti dhe ministria e kulturës. Personalisht do te dua te vlerësoj maksimalisht kryetaret e komunave shqiptare qe pavarësisht nga problemet financiare kane patur një dashamirësi te jashtëzakonshme ndaj artit.
LAJM: Ku mendoni se qëndron faji – te politika, te punonjësit e kulturës, apo…?
Besjana Mehmeti: Ne këtë shtet qe kemi qene vazhdimisht te shtypur, historikisht te diskriminuar, pavarësisht nga përpjekjet e politikes, angazhimit te individëve, problemet e tilla vështirë është te eliminohen. Thënë popullorçe ky shtet ende për Maqedoninë është
“nene” e për shqiptarin “njerke”. Qëllimi i përbashkët yni si shqiptar dhe prioritet per artistet është përpjekja ne mënyrë te zëshme për te marre “hisen”qe na takon. Kultura është identiteti dhe pasqyra jone si komb.
LAJM: A mbajnë faj për këtë situatë të kulturës shqiptare edhe vetë artistët shqiptarë, pasi nuk ngrenë zërin e tyre kundër padrejtësive në mënyrë të organizuar?
Besjana Mehmeti: Sigurisht një pjese e madhe e përgjegjësisë bie mbi supet tona si artiste qe fillimisht nuk ngremë zërin qofte dhe ne mënyrë individuale. Na pëlqen me shume te bëjmë biseda tavoline neper kafene sesa tu hyjmë “telasheve” për përpjekje te shtruarjes se problemeve ne mënyrë publike dhe me një qasje serioze. Shpesh duke patur probleme esenciale jetësore, politika nuk arrin ti kushtoje vëmendjen e duhur kulturës andaj reagimi i artisteve është i domosdoshëm.
LAJM: Të nderojmë pak temë. Ju jeni edhe pedagoge në USHT. Çka mund të na thoni, sa kanë potencial gjeneratat e reja të shqiptarëve të Maqedonisë për arritje të mëdha kulturore? Nëse aktualiteti nuk është i mirë, cila është perspektiva e kulturës shqiptare në Maqedoni?
Besjana Mehmeti: Niveli i shkollimit ne përgjithësi ka rene ne gjithë sistemin arsimor shqiptar dhe ndjehet dhe tek ne. Nëse flasim për USHT, dhe katedrën e muzikës te gjitha problemet janë kalimtare. Esenciale është qe funksionojnë te gjitha drejtimet teorike dhe profesionale dhe kemi disa studente qe japin shpresa për një te ardhme te mire ne artin shqiptar ne Maqedoni. Problemi është qe ata shohin pak perspektive. Nuk mund te përfundojnë te gjithë si mësues ne shkolla. Andaj dhe krijimi i institucioneve tona kulturore, ne afatgjatesi është një proces i domosdoshëm.
LAJM: Jeni nga Kërçova, jeni rritur në Prishtinë, keni studiuar në Tiranë, tani ligjëroni në Shkup dhe Tetovë. Sa është në nivelin e duhur bashkëpunimi kulturor ndër shqiptar në Ballkan por edhe me diasporën?
Besjana Mehmeti: (qesh) E keni thëne mire. Fale bashkëpunimit tim me Diasporën njoha dhe njeriun me te cilin unë ndaj jetën dhe profesionin. Bashkëpunimi ndër-shqiptar ne vazhdimësi ka qene ne nivel te lakmueshëm. Kultura megjithatë i ka bashkuar shqiptaret pavarësisht përkatësive dhe bindjeve.
LAJM: Kjo bisedë nuk do të ishte e kompletuar nëse nuk ju pyesim për planet tuaja në të ardhmen. Pra na tregoni cilat janë këto plane?
Besjana Mehmeti: Shume plane. Kemi patur mjaft aktivitete bashke me Shkodranin. Nga aktivitetet e 100 vjetorit pareshtur ne:Zvicër,Gjermani,Itali,Turqi, çmime ne festivale, krijimtari e ngjeshur dhe e suksesshme e Shkodranit si:”Shqipet e Uskanes” qe u shndërrua ne himn te fitores pastaj “Vajza nga Uskana” çmimi i pare be festivalin “Ylberi” qe ishte një kthim dinjitoz i tij ne atdhe. Nga nëntori, dy vite lidhje ne largësi me udhëtime dhe pritje te lodhshme morën fund. Me 19 gusht për ditëlindjen time, Shkodrani ka vendosur dhe datën e martesës sonë ne Pejë. Aktualisht te dy agjërojmë dhe shfrytëzojmë rastin tu urojme te gjithë besimtareve mysliman një muaj te shenjt kurse redaksisë “Lajm” e cila për vite te tera reflekton vlerat me kulmore artistike ne Maqedoni,i dëshirojmë pune te suksesshme dhe jetëgjatësi.
Më irritoi ministrja që ia hodhi fajin komunave
“Iritimi im nuk ishte i madh kur kuptova qe projektet e mia janë refuzuar ne kuadër te ‘Verës kulturore’, sa kur ne media del ministrja e kulturës dhe shfaq vëren e nxehte ne 29 komuna maqedone, dy shqiptare(realisht vetëm një-Gostivari sepse ne Kërçove nuk ka projekte shqiptare) apo kur u bën thirrje komunave shqiptare te bëhen pjese e projekteve te ministrisë”, thotë artistja Besjana Mehmeti.
Besjana dhe Shkograni agjërojnë
“Me 19 gusht për ditëlindjen time, Shkodrani ka vendosur dhe datën e martesës sonë ne Pejë. Aktualisht te dy agjërojmë dhe shfrytëzojmë rastin tu urojme te gjithë besimtareve mysliman një muaj te shenjt”, thotë ajo.
lajmpress.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply