Edicioni i ri, i 22-ti, me radhë ka nisur mbrapshtë për Shkëndijën dhe Gostivarin, të cilat sot pasdite kanë pësuar humbje në fushat e tyre. Kuqezinjtë e Tetovës janë mundur nga Turnovo me rezultat të thellë 0-3, ndërsa debutuesi në këtë shoqëri të re, KF Gostivari u mposht nga Bregallnica e Shtipit me rezultat 0-1. Në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra mysafire nga Turnova ka shënuar një fitore të papritur, edhe atë falë golave të Balodolievit në minutat 71’ dhe 90’ si dhe Bllazhevskit në minutën e 83-të të lojës.
Kjo humbje nuk duhet të demoralizojë ekipin, por as tifoztët e Shkëndijës, ngase skuadra është në konsolidim e sipër dhe se rezultatet pozitive mund të priten nga java që vjen kur edhe do të kompletohet formacioni.
Goli i Aksentievit në minutën e 75-të të ndeshjes në Gostivar ka befasuar tifozët e e skuadrës shqiptare, të cilët kanë pritur më shumë nga skuadra e drejtuar prej trajnerit boshnjak Amir Alagic. Përpjekjet e lojtarëve vendas për të shmangur humbjen nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.
Në Kërcovë, Renova ka rrëmbyer një pikë karshi Napredokut, madje mund të thuhet se skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani mund të ankohet përse nuk u kthye me pikë tyë plota, pasi bëri ndeshje të mirë. Golin për bardhekaltrit e shënoi Emini në minutën e 16-të.
Ishte ky goli i parë i shënuar në sezonin e ri. Fitore në këtë javë realizoi Pelisteri që mundi Euromilkun 1-0, ndërsa Metalurg dhe Rabotnicki remizuan pa gola.
Vardari dhe Makedonija Gjorce Petrov ndeshjen e tyre e luajnë të dielën në mbrëmje në orën 20:00. (reshat ibrahimi)
lajmpress.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply