Histori ka vala e shkëmbi,
Te dy asgje nuk i trembi,
Eh, kur jane prane e prane
Lozin, qeshin me sterkale!
Vala thermohet ne pjese
Godet shkembin pika vese
Herë afrohen përqafohen,
Herë grinden, zemërohen!
Bij’ e detit sa lozonjare
Ngrihet hidhet me tallaze,
Luajne dramë e dashuri,
Kështu jane në përjetësi…
Vale pse vjen e shkumuar,
Shkembi te ka zemeruar?
Hidhu, plasu me rrembim,
Nuk te del as zjarr as tym!
Eh, shkembi sa kokeforte
E pret ta marre ne gjoks
Lepihet ne mes tallazit
I shkon vales pas avazit!
Vala afrohet me shkume
Prane jo nuk rri shume!
Jetojne drame e dashuri
Keshtu gjer ne perjetesi!
Vale ne gjoks mos I hy
S’te tremb fortesia e tij?
Ne mes te buzeve te tua
Ai del rere e thermuar!
(c)Elko
Spile-Himare, 1 Gusht 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply