Ernest Simoni Troshani, prifti qe regjimi komunist e denoi me vdekje naten e Krishtelindjeve
Ernest Simoni Troshani, i lindur më 18 tetor 1928 në Troshan, i kushtoi jetën besimit që në moshë të vogël. Por zgjedhja e tij për t’u bërë prift do ta përballte me persekutimin e egër të regjimit komunist.
Më 24 dhjetor 1963, pasi kremtoi meshën e Krishtlindjeve në Shkodër, ai u arrestua nga autoritetet komuniste. U torturua, u izolua dhe u dënua me vdekje, por ekzekutimi nuk u krye. Dënimi iu zëvendësua me 25 vite punë të detyruar.
Edhe pas hekurave, Simoni nuk hoqi dorë nga besimi. Ai kremtonte meshë në fshehtësi, dëgjonte rrëfimet e të burgosurve dhe u shpërndante kungimin, duke rrezikuar jetën.
Një histori që dëshmon se as burgu dhe as torturat nuk mundën ta mposhtnin besimin e tij.
Burimi/Istagram /portali_shkodres


Leave a Reply