Tradita dhe e Drejta Zakonore shqiptare nuk ka qenë vetëm arkaike po një shkollë e pafundme dijesh!
Të marrim p.sh Familjen;
Kur djemtë janë ndarë nga shtëpia e Babës ata nuk e kanë ndërtuar shtëpinë dhe familjen e tyre të re duke sharë shtëpinë dhe familjen nga vijnë e nga e cila janë ndarë por duke marrë vlerat më të mira të saj, duke i plotësuar ato e duke i avancuar e çuar ato përpara!
E kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me pozitivitet dhe energji të re pa u marrë me të shkuarën!
E kanë ndërtuar familjen e tyre të duke bërë gjëra që nuk i ka bërë familja e tyre e mëparshme e përbashkët apo nuk ka patur mundësi ti bëjë!
Ndarja në parim është e pranueshme ëshë logjike dhe është progres! Pra nuk jam kundër saj!
Kjo vlen edhe në politikë të dashur miq!
E reja ngjit me publikun kur eshtë e ndershme dhe është e paster!
E reja pranohet dhe përqafohet kur je i sinqertë me veten në radhë pastaj edhe me publikun. Pra, jo duke u marrë nga mëngjesi në darkë me familjen që ke braktisur!
——-
*E vendosa si titull këtë shprehje Mirditore sepse e kam shumë për zemër e mendoj i shkon shumë këtij shkrimi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply