Gjatë këtyre 10 ditëve, prokurorë dhe gjyqtarë të Republikës kanë treguar se ligji ka kufij të qartë dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi të. Vendimet e tyre, përmes të cilave dhjetëra arrestime të kryera nga Policia e Shtetit janë vlerësuar si të paligjshme, dëshmojnë se përgjegjshmëria institucionale duhet vlerësuar dhe respektuar, jo sulmuar dhe intimiduar.Vetëm sot, nga 38 personat që dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, të 38 janë liruar, ndërkohë që në 33 raste gjykata i ka vlerësuar arrestimet si të paligjshme.
Është thellësisht shqetësues fakti që një person, të cilin, bazuar në përgjimet e SKY ECC, e kam akuzuar publikisht për ndërhyrje në Prokurori me qëllim ndikimin në vendimmarrjen për heqjen e sekuestros ndaj pronave të lidhura me kreun e organizatës kriminale të Elbasanit, Suel Çela, sot i lejon vetes t’i tregojë një prokurori të Republikës se si duhet të veprojë. Madje, edhe se si duhet të mbajë në burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, fëmijë e studentë.
Në vend që Taulant Balla të japë llogari para Prokurorisë, ai gjen kurajën t’i kërkojë llogari asaj. Çfarë paradoksi!
Por këtu zbulohet edhe standardi i dyfishtë i mazhorancës: për fëmijët dhe studentët kërkohet burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, ndërsa kur bëhet fjalë për Belinda Ballukun, ndaj së cilës janë ngritur akuza për 15 vepra të rënda penale, paraburgimi shpallet papritur një shqetësim madhor. Për qytetarët kërkohet ashpërsi, ndërsa për të pushtetshmit kërkohet lehtësi. Për të rinjtë kërkohet burg, ndërsa për njerëzit e pushtetit kërkohet liri.
Drejtësia nuk mund të jetë e rreptë me të dobëtit dhe e butë me të fortët. Ligji nuk mund të interpretohet sipas interesave politike, as prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të bëhen objekt sulmesh sa herë që vendimet e tyre nuk u pëlqejnë njerëzve të pushtetit.
Mjeranë! Koha kur qytetarët mund të frikësoheshin me kërcënimin e burgut po merr fund. Asnjë sulm politik nuk mund ta zëvendësojë ligjin dhe asnjë presion nuk mund ta kthejë drejtësinë në pronë të pushtetit. Harrojeni!
Burimi/Facebook


Leave a Reply