1. Protesta është e qytetarëve, pasi ajo nuk është pronë e asnjë partie apo politikani, por një e drejtë demokratike e çdo qytetari që kërkon ndryshim.
2. Të rinjtë janë e ardhmja dhe ata duhet të jenë protagonistët e protestave, me ide të reja, guxim dhe vendosmëri për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë.
3. Studentët duhet të dëgjohen, pasi universitetet duhet të jenë hapësira të mendimit të lirë, ndërsa kërkesat e studentëve nuk duhet të përdoren për interesa elektorale.
4. Diaspora është një forcë e rëndësishme kombëtare, ku shqiptarët jashtë vendit kontribuojnë për familjet dhe ekonominë, ndaj zëri, përvoja dhe kërkesat e tyre për shtetin shqiptar meritojnë vëmendje.
5. Heqja dorë e monopolizimit të protestës nga politika e vjetër,pasi politikanët që kanë pasur pushtet dhe përgjegjësi duhet të japin llogari për rezultatet e tyre, jo të shfaqen si pronarë të çdo revolte qytetare.
6. Mjaft me përçarje politike, pasi Shqipëria nuk ka nevojë për konflikte të pafundme mes partive, por për bashkim rreth drejtësisë, mirëqenies dhe interesit publik.
7. Lufta kundër korrupsionit pa standarde të dyfishta, pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht postit, partisë apo lidhjeve politike.
8. Protesta duhet të jetë e lirë dhe paqësore,sepse forca e saj qëndron te pjesëmarrja qytetare, argumenti dhe këmbëngulja, jo te dhuna apo shkatërrimi.
9. Shqipëria ka nevojë për përfaqësim të ri, ku të rinjtë, studentët dhe diaspora duhet të kenë mundësi reale për të sjellë ide, përfaqësues dhe modele të reja përgjegjësie publike.
10. E ardhmja nuk mund të mbetet peng i së kaluarës, pasi ndryshimi kërkon qytetarë të lirë, institucione të përgjegjshme dhe një kulturë politike ,ku interesi kombëtar qëndron mbi interesat personale e partiake.
Burimi/Facebook


Leave a Reply