Dhuna ndaj studentëve që shprehin mendimin dhe kërkesat e tyre nuk mund të justifikohet në një shtet demokratik, pasi ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pa dallim pushteti, statusi apo bindjeje. 1. Demokracia nuk ndërtohet me dhunë, por me dialog, respekt dhe tolerancë ndaj mendimit ndryshe. 2. Studentët nuk janë kundërshtarë të shtetit,por ata janë qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre dhe meritojnë të dëgjohen. 3. Dhuna ndaj studentëve kërkon hetim, sqarim të plotë të ngjarjes dhe përgjegjësi për çdo shkelje të provuar. 4. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe askush nuk duhet të mbrohet nga përgjegjësia për shkak të funksionit që mban. 5. Policia duhet të veprojë me profesionalizëm, proporcionalitet dhe respekt për të drejtat themelore të qytetarëve. 6. Liria e protestës është e drejtë demokratike dhe ajo duhet respektuar brenda ligjit, edhe kur kërkesat e protestuesve nuk i pëlqejnë qeverisë. 7. Zoti Ministër, përgjegjësia institucionale nuk shmanget me heshtje, pasi qytetarët presin transparencë dhe shpjegime për veprimet e institucioneve. 8. Universiteti duhet të jetë tempull i dijes dhe mendimit të lirë, jo një hapësirë ku studentët ndihen të kërcënuar për qëndrimet e tyre. 9. Drejtësia nuk matet me forcën e pushtetit, por me mënyrën se si mbrohen të drejtat e çdo qytetari. 10. Përgjegjësia është themeli i besimit publik, por çdo shkelje duhet të hetohet dhe çdo përgjegjës të përballet me ligjin, pa përjashtime. Zoti Ministër, një shtet demokratik nuk dëshmohet duke heshtur studentët, por duke i dëgjuar ata,pasi barazia para ligjit nuk është privilegj, por detyrim kushtetues. Studentët meritojnë respekt, drejtësi dhe siguri ,jo dhunë dhe frikësim!


Leave a Reply