Pse u varros Vuksan Gela ne Suke te Grudes..!
Kucasit jane zene shpesh me Grudasit,aq sa edhe sot ka mbetur dhe qarkullon shprehja “C’ka po shkoni si Kuc e Grude”.
Nje ngjarje e tidhe ka ndollor edhe me nje nga personalitetet dhe me me autoritet historik te malit te Grudes ne Malsine e Madhe,sic eshte Vuksan Gela,i cili ka jetuar ne shekullin e XVI-te,pas kesaj ngatrrese qe ishte
shoqeruar edhe me vrasje,per gjakmarrje ne mes Kucjaneve dhe Grudjanve,ne te cilen kishin marr pjes edhe djemt e Vuksan Geles,Kucasit per kte ngjarje e padisin Vuksan Gelen te Veziri i Shkodres,Veziri e therret dhe dergon Vuksan Gelen ne interrnim ne Turqi ku qenderoi 12-vjet.Pak pa shkuar Vuksan Gela ne interrnim ne Turqi,ai kishte martuar djalin e tij me te vogel,po cka ndoll pikerisht ne kohen kur Vuksan Gela u kthye nga Interrnimi,djemt dhe te afermit pasi kishin degjuar se Vuksan Gela kishte vdekur,sepse kur e kishin cuar ne interrnim ishte ne moshe shume te thyer dhe plak,rreth 70-vjec.Kishin pergatitur ceremonin mortore,aty ishte edhe vet plaku Vuksan dhe ne shtepin e tij por akush nuk po e njihte,per shkak te mjekrres shume te madhe,nusja me e re sipas tradites po u lante kembet te gjithe te pranishmeve,ne mes te cileve ishte edhe vete Vuksani per te cilin ishte zhvilluar ceremonia e Varrimit.
Kur po lante kembet e Vuksanit,nusja qe ia kishte lar edhe ne naten e pare te marteses i dallon plakut shenjenjen e zeze ne njeren kembe,dhe i thote te zotit te shtepis se ky eshte Vuksani,ateher te gjithe e njohin dhe pershpirtja per Vuksan Gelen u kthye ne gezim.Vuksan Gela pas ktij kthimi ka jetuar edhe 4-vjet ne Grude,para vdekjes e cila e ka marr nga fundi i shek XVI,kishte lene amanet qe ta varrosin ne Suke,kodra me e madhe ne Grude,”ku varrin e tij nuk do ta shkelin thundra e kalit te turkut”.
Vertet qe Vuksan Gela u varros ne Suke,me ate rast ai ka pas porositur qe “tere token pertej Sukes” e cila ka qene prone e tij,t’ia jepte fshatit Muzhecke te Trieshit,me qellim qe fshati t’ia perterinte gjithmon kryqin e drurit ne varr.Deri ateher Suka ka qene prone e Grudes,por prej ateher kufiri eshte ne maje te Sukes dhe ana e kundert i perket Muzheckes,dhe ate dite e sot perteritet kryqi ne varrin e Vuksan Geles.
Grudasit thone se ai ia ka dhene malin e vete Muzheckes me qellim qe kryqi i varrit te tij,te merret ne malin e tij,sepse e ka konsideruar si mekat qe pasardhesit e tij kryqin per varrin e tij,ta blejn ose ta marrin ne mal te huaj.
“Zani i Malsise”
Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply