Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës si Presidente hap një kapitull të ri institucional dhe sjell në vëmendje raportin mes shtetit, besimit, demokracisë dhe diplomacisë.
1. Presidentja duhet të përfaqësojë Republikën në tërësi, pa dallime fetare apo politike.
2. Kosova është shtet laik, ku liria e besimit dhe barazia para ligjit janë vlera themelore.
3. Bashkëjetesa mes komuniteteve fetare është pjesë e trashëgimisë shoqërore dhe demokratike të Kosovës.
4. Përkatësia katolike e Presidentes nuk është çështje politike ,por rëndësi ka respektimi i Kushtetutës dhe i çdo qytetari.
5. Vatikani përfaqëson një dimension të veçantë të diplomacisë, kulturës dhe dialogut ndërfetar.
6. Selia e Shenjtë ende nuk e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë komunikimin institucional edhe më të rëndësishëm ,me politibërjen në Kosovë.
7. Prishtina mund të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie me Vatikanin përmes kulturës, diplomacisë dhe çështjeve me interes të përbashkët.
8. Feja duhet të mbetet çështje e ndërgjegjes personale, ndërsa institucionet duhet t’u shërbejnë të gjithëve.
9. Kultura demokratike matet edhe me aftësinë për të respektuar dallimet pa i kthyer ato në konflikte.
10. Një Republikë, shumë besime, një qytetari e përbashkët dhe kjo është forca e Kosovës.


Burimi/Facebook


Leave a Reply