Paskan fillu me shajte katoliket, demek kokna shite te Shefqet Krasniqi 😛, ama qe edhe nje tregim, te cilin do te duhej me e lexu cdo njeri qe beson ne Zot, e edhe Ipeshkvia
Ne mesin e viteve te 80’ta famullitari i Klines, Dom Fran Sopi ka qene prifti qe i ka sherby edhe katolikeve te rajonit tone, pra Cerovikut, Doberdolit, Cabiqit dhe Gjurgjevikut, fshatra keto qe shtrihen ne rajonin e Llapushes, ne kufi me Drenicen.
Ketu po flas per disa mijera besimtare autoktone katolike. Biles, katoliket e Cerovikut, Alikurtet, jetojne ne ato troje tash e mbi 500 vjet. Nuk eshte askush perpara tyre. Na buzhalet kemi ardhe ne Kosova nga Shqiperia ne fund te shekullit te 19’te, nga rajoni i Pukes.
Nejse, ne ate kohe rajoni i jone nuk kishte kishe. Ritet kryheshin ne varrezat tona, kryesisht ne Cerovike. Edhe mesimin fetar per femijet Dom Frana e zhvillojke ne ato varreza.
Interesimi per me e ndertu nje kishe ishte i madh, por edhe nevoja. Po flasim per kohen e komunizmit, kur komunistet nuk jepnin leje per me ndertu kisha. Biles, per me teper, ne fund te viteve te 70’ta, edhe me nenshkrimin e intelektualeve katolike te Lugut te Drinit u pat rrenu kisha ne Kline.
Prandaj, nuk ishte aspak e lehte me e marre nje leje te tille. Kishte lloj lloj pengesash.
Baba ne kete kohe ka qene sekretar i bashkesise lokale te Ujmirit, kurse ne kuader te kesaj bashkesise lokale ishin fshatrat tona. Sigurisht qe numri i shqiptareve myslimane, ne krahasim me besimtaret katolike ishte shumefish me i madh.
Ne familja e jone jetonim ne Ujmire, ne ate kohe. Dom Frana e ka pase shume shok baben tem, edhe vinte shpesh me na vizitu edhe me bo biseda politike.
Ne bisede e siper Dom Frana ia tregoi babes interesimin per kishe, interesim ky qe vinte prej poshte, pra prej besimtareve, por i tha qe ishte veshtire me e marre lejen. Po e perseris, nje numer i madh i intelektualeve katolike te Klines e kundershtonte idene, sepse u paten shnderru ne komuniste te perbetume.
Baba i tha Dom Frances, qe procedura per me e marre lejen duhej te ishte asisoji, qe pelqimin per te duheshin me e dhane fillimisht strukturat e bashkesise lokale te Ujmirit, te cilat perbeheshin ne mase 90 e kusur perqind prej shqiptareve myslimane.
Merrni mesim pak: Strukturat e Ujmirit, po du me e permend mesuesin Hamit, ish drejtorin e shkolles fillore Zenel Hajdini dhe shumeeeeee te tjere, e dhane pelqimin e tyre per ndertimin e kishes ne Doberdol.
Pra, ju radikalet katolike, ne ate kohe ka mundesi qe keni qene te dhanun pas komunizmit, kurse ka pase burra, katolike e myslimane, qe jane bo bashke, e kane dhane pelqimin, e kane sfidu komunizmin dhe sot ekziston kisha ne Doberdol.
Nese e rrej nje fjale une, atehere pyetne Dom Fran Sopin, sepse ai nuk rren.
Kjo ka qene historia e ndertimit te kishes, e cila kishe prej themelit deri ne kulm eshte ndertu me pelqimin e gjithe bashkesise lokale.
Ajo kishe sot e kesaj dite eshte kishe e bashkimit dhe unitetit. Per cdo feste aty kane ardhe vllaznit myslimane. Disa kerkonin qe edhe me e marre kungumin, gje qe nuk lejohej.
Prandaj, te nderuar, mos teshni shume, se te vonshem jeni. Ju, disa, nuk jeni te interesume per kishe ne Vushtrri, por per percarje.
Beri as nuk shitet te Shefqeti, as te Ternava, as te Dode Gjergji, e as te keta te Decanit.
Beri e ka prioritet unitetin ne mes ne nesh. Nuk kena nevoje per percarje.
Qekaq.
Burimi/Facebook


Leave a Reply