1. Më 1945 themeloi dhe udhëheqi me të gjer në burgosjen e tij, Ambulantën e parë (Shtëpinë e parë të shëndetit) në Kaçanik.
Me ndihmën e sekretarit krahinor të mjekësisë Rifat Berishës, furnizoi me barëra dhe material tjetër saniteti, përveç Ambulantën e sapoformuar, edhe grupet tjera që gjindeshin në mal, e që luftonin kundër pushtetit sërbo-sllav në Kosovë.
2. Në bashkëveprim me shokun e tij të ngushtë Sali Bajrën (kur ai ishte Kryetar i Komunës në Kaçanik), ndërtuan godinën e parë (dhe ende të vetmen) të Gjimnazit në Kaçanik.
3. Pas daljes nga burgu i Mitrovicës së Sremit (ku vuajti denimin për shkak se ishte antar i Organizatës NDSH), i kushtoi shumë rëndësi frymëzimit të gjeneratave të reja me atdhedashuri. Te rinia ndikoi shumë që ajo të shkollohet dhe të arsimohet.
PO PËRMENDI SE PASI GJER NË FUND TË JETËS E KISHTE MBAJTUR MEND TEKSTIN E BETIMIT TË ORGANIZATËS NDSH, NË PLLAKËN E VARRIT, PËR EPITAF SHKRUAM NJË NGA STROFAT E TEKSTIT TË BETIMIT.
Shefki Reka kishte trashiguar atdhedashurinë dhe trimërinë nga të parët e tij:
Gjyshin e tij Adem Jashar Stagovën që kishte qenë prijs (kryetar) i Kaçanikut, më 28 Tetor 1912, e kishte vrarë (therur me bajoneta) Armata e III-të sërbe. Ky edhe pse me duar të lidhura, ia kishte këputur me dhëmbë veshin një ushtaraku sërb.
Stërgjyshi i tij Jashar Stagova në Sarajevë kishte vrarë binbashin (eprorin e 1000 ushtarëve) turk me 12 ushtarë (askerë). Këngën kreshnike për te e rikëndoi (sipas të dhënave nga familja) rapsodi i mirënjohur Milaim Mezini. (YouToube).
Vlenë të përmendet që pasi Jasharin e kishte vrarë një bandit i paguar boshnjak, gjakun e babës e kishte marrur i biri i vetëm Ademi (që kishte lindur 4 muaj pas vdekjes së babait).
Gjyshi i Shefkiut, Adem Jashar Stagova dhe baba i tij Metush Adem Reka, kishin qenë bashkëluftëtarë të Idriz Seferit.


Burimi/Facebook


Leave a Reply