Albin Kurti dhe deputetët e VV-së duhet ta bejnë për Ramush Haradinaj, që të distancohen nga ajo deklaratë e atij njeriu, i cili në hapsirat e kuvendit kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt.
A keni harruar kur Ramushi kerkonte lirimin e Kurtit?
Nuk e di që Parlamenti i Kosovës qenka bërë Gjykatë Supreme e Serbisë, që me kërku pushkatim pa gjyq për një shqiptar që dje luftoi për çlirimin e Kosovës dhe të atij Parlamenti?!
A jeni në tokë të bukës, pse kaq shumë kjo urrejtje e knaqet Serbinë!?
Heronjtë tanë, të gjallë apo të vdekur, i kanë kërkuar me i pushkatu Rankoviçi e Millosheviçi, ndërsa sot nuk lejohet që unë, ti apo kushdo tjetër me kërku pushkatimin e një çlirimtari të Kosovës
Nëse ti e krahason Ramushin me Radoiçiqin, atëherë çfarë krahasimi ka Radoiçiqi me Rashiqin? A mos ma ka nanën shqiptare ky tjetri Rashiqi që ju e vlerësoni?!
Kujdes se jeni tuj rrëshqit keq!
Çka janë këto maskarallëqe?!
Mund ta duash ose jo Ramushin.
Mund ta votosh ose jo.
Mund ta kritikosh sa të duash.
Por të kërkosh pushkatimin e tij në Kuvendin e Kosovës është një vijë e kuqe.
Unë mendoj dhe pa dyshim që ka shumë prej VV-së që distancohen nga kjo deklaratë e ulët dhe e ligë, sepse shqiptari -shqiptarit nuk do t’ia mendonte kurrë pushkatimin e aq me pak një njeriu si Ramushit!
Kujdes se kah po e çoni debatin dhe rrugën politike të Kosovës!
Për vëllavrasje nuk ka vend në Kosovë! E nëse dikush është duke tentuar me qëllim me kriju trazira në vend para se të lirohen krerët e UÇK-së nga Haga, atëherë kjo është edhe më shqetësuese.
Labi, Kosovë e Shqipërisë.



Burimi/Facebook


Leave a Reply