Aty ndodhet La Santa Casa- Shtëpia e shenjtë por për ne shqiptarët është e shenjtë sepse në këto ambjente madhështore studiuan djemtë e Ilirisë në Mesjetë dhe pjesa më e madhe ishin nga Durrësi, Kruja,Ohri,Hasi,Shkodra, Tivari e shumë qytete ku u lindën dhe u rritën intelektualët e vërtetë të cilët luftuan dhe kultivuan gjuhën dhe kulturën shqipe në një kohë që territori ynë vuante nga masakrat e pushtuesit otoman.
La Santa Casa vendi i shenjtë ku Pjetër Bogdani,Andrea Bogdani, Frang Bardhi e shumë intelektualë shqiptarë jetuan,studiuan dhe shkruajtën në gjuhën e bukur shqipe. Ndihem krenare sa herë vij në Loreto me vajzat dhe nipin për të kujtuar dhe nderuar përkushtimin e çdo intelektuali shqiptar që sa herë vështronin horizontin, me shpirt kujtonin vendlindjen që ndodhej përtej Adriatikut të mrekullueshëm. Një ndër librat që më është dhuruar nga Ministria e Arsimit e Kosovës është: Kënga e Sibilave( Pjetër Bogdani). Ndihem me fat sepse sa herë hap dritaret e shtëpisë në mëngjes vështroj vargmalet “I Sibillini”dhe nga shkolla ku jap mësim detin Adriatik pra vendet që magjepsën shpirtin e të rinjve shqiptarë por në veçanti, Pjetër Bogdanit.










Burimi/Facebook


Leave a Reply