e Qeverisë së Edi Ramës, Partisë Socialiste, Partia Demokratike, në aleancë me Kishat dhe Kryegjyshatën me Vatikanin, Izraelin, Greqinë, Francën, Serbinë dhe heshtjen e planifikuar të medias dhe inteligjencës PËR SHPRONËSIM DHE SHKOMËBTARIZIM TË SHQIPTARËVE NGA POETI KOMBËTAR NAIM FRASHËRI
Nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
18 gusht 2026
Tregomu dhe shqipëtarëve
Udhën e punës së mbarë:
Bashkomi, bëmi vëllezër,
edhe thjesht shqiptarë
Naim Frashëri
Nëse publiku nuk kupton Sistemin Edukativ Shqiptar, nuk do të kuptojë dëmin e Shtetit Bektashi për shthurjen e shqiptarëve.
Haxhi Bektash Veliu (rreth 1209) ishte turk. Ka shumë arsye pse sekti bektashi është pjesë e traditës fetare turke, edhe pse sekti është shiit. Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë një ekskluzivitet shqiptar, përveç se për të krijuar ngatërresa. Shqiptarët mund të kenë “autoqefalinë” e pjesës së tyre për të cilën punoi Naimi, siç punoi për autoqefalinë e Kishës Ortodokse, por kurrë nuk mund të pretendojnë një Kryegjyshatë Botërore, aq më tepër me shkeljen e çdo thelbi moral fetar. Provohet lehtësisht se Kryegjyshata është kundër Haxhi Bektash Veliut dhe kundër Naim Frashërit, njëkohësisht kundër vetëdijes globale dhe kundër vetëdijes kombëtare. Jo që Kryegjyshata s’duhet të synojë Shtetin Bektashi, por ajo e mira do të ishte të mbyllej fare si sekt, sepse po u provon që është kundër Interesit Kombëtar Shqiptar. Kryegjyshata qëllimisht ka frenuar edukimin e bektashinjve me ide kombëtare. Programi i edukimit të karakterit dhe të virtyteve të besimtarit bektashi, sipas Haxhi Bektashit, përmblidhet kryesisht në doktrinën “Katër porta dhe dyzet shkallë”. Nuk ka thelb tjetër me vlerë veç kësaj.
Të krishterët e synitët të mos kujtojnë se do të ketë Shqipëri siç ne e kemi pasur, pasi të themelohet Shteti Bektashi. Qartësisht nisma është kundër të gjithë shqiptarëve.
Kishat me sa duket kanë interes në Shtetin Bektashi, sepse për to “sa më keq në komunitetin mysliman” aq më mirë.
Nëse Shteti Bektashi iu heq shqiptarëve Naim Frashërin, është njësoj si gjakut t’i heqësh rruazat e bardha e t’i lësh vetëm të kuqet. Sapo të dëmtohet Naim Frashëri, kultura shqiptare do të jetë pa imunitetin për t’u mbrojtur nga sulmet kulturore dhe “godina e kulturës dhe e shpirtit shqiptar do të shkërmoqet”. Do të kemi një Shqipëri paçavure.
Nivelin më të lartë të zhvillimit të doktrinës bektashiane për shqiptarët dhe për arsye kombëtare shqiptare, përveç se hyjnore e dha Poeti Kombëtar Naim Frashëri me veprat “Fletoren e Bektashinjve” dhe me poemën “Qerbelaja”. Naim Frashëri.
Naim Frashëri e la me dëshmi tek “Fletorja e Bektashinjve” se “klerikët bektashinj të kohës nuk e meritonin të quheshin “atë dhe udhërrëfenjës”, ndaj në fund të Fletores së Bektashinjve ai thotë: “Kur t’i bëni këto atëherë u them atë e udhërrëfenjës, pa sot nuk mund t’u them dot”. Deshi t’i reformonte kombëtarisht, por faktikisht klerikët bektashinj po i hanë kokën vetë Naim Frashërit.
Naim Frashëri synonte kombëtarizimin e bektashinjve, pra bashkimin me Shqipërinë. Ndërsa Shteti Bektashi do të kundërtën “Jo vetëm shkëputjen e sektit bektashi nga Shqipëria”, por edhe grabitjen e dëmtimin e Naim Frashërit dhe varfërimin e shqiptarëve nga Poeti Kombëtar.
Vatikani synon ta mbushë “hendekun” që do të krijojë Shteti Bektashi me “katolikët e zgjuar e kombëtar” meqë Naim Frashërin shqiptarët nuk do ta kenë më se “ja e paska Shteti Bektashi” dhe Shteti Shqiptar nuk do të jetë Bektashi por Shtet i Krishterë, pasi dhe “synitët” të krijojnë ndonjë Shtet të tyre. Kjo është arsyeja që kemi Urdhër “Nënë Tereza” dhe është hequr Urdhri “Naim Frashëri”. Kemi pushim për Nënë Terezën por s’kemi pushim për Naim Frashërin. Pra Aleanca Shtet Bektashi dhe Vatikan e Aleancë Kishash e sinagogash është kaq e turpshme dhe acaruese. Të krishterët duhet t’i pyesin priftërinjtë e tyre për këtë punë të poshtra antikombëtare ku janë përfshirë. Ne i kemi pyetuar publikisht dhe ata nuk përgjigjen. Qartësisht janë të poshtër në atë që po bëjnë! Kanë humbur busullën njerëzore dhe kombëtare, dhe kanë vetëm busullën e organizatës që i paguan. Në daç t’i pyesin në daç jo, Shqipëria që do të kenë do të jetë veç paçavure! As të krishterët, as katolikët, as ortodoksët as myslimanët, as synitë, as bektashinjtë nuk mun të kenë zëvendësim tjetër për NAIM FRASHËRIN!
Shqipëria nuk e ka prodhuar e nuk do ta prodhojë dot më një si Naim Frashëri! (Vdiq Naimi po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë, vdiq Naimi, po kush mbeti, si Naimi s’ka të tjerë – Çajupi)
Tashmë kanë folur me qindra poetë shqiptarë që kuptojnë më mirë shenjtërinë, në atë mënyrë siç Lasgushi thoshte “Ishte punë feje, feja e shqiptarit, shqiptaria dhe për fenë flasin profetët dhe jo njerëzit. Profeti i kësaj feje do të ishte Naim Frashëri – ky do të bënte kthimin e shqiptarëve” (1946 – Misioni i shqiptarëve të Bukureshtit dhe Naim Frashëri).
Shpronësojmë shqiptarët nga Naim Frashëri
dhe pronësojmë Shtetin Bektashi!
Që më 1913, sekti “Rilindje” i Edi Ramës iu vu punës së dëmtimit të Poetit Kombëtar Naim Frashëri, të Vëllezërive Frashëri dhe të tërë Rilindjes Kombëtare, duke dëmtuar vetë Naim Frashërin, “Mësonjëtoren e parë shqipe”, Korçën, 7 marsin etj. me bekimin tinzar e të fshehtë të Sali Berishës që i mbron krahët. Me ligjin 27/2018 “u hoq statusi Muze Kombëtar” për Mësonjëtoren dhe ndërkohë “protestantët” blenë në Korçë ish-godinën e “Mësonjëtores së vashave” për të devijuar fetarisht historinë e Rilindjes Kombëtare dhe të vërtetës së sistemit arsimor shqiptar. Kulmi arriti me ligjin 93/2022 ku iu hoq titulli Poet Kombëtar Naim Frashërit me heqjen e Urdhrit “Naim Frashëri” nga sistemi i dekoratave. Pëllumb Xhufi e “noterizoi” sistemin e dekoratave duke pranuar Urdhrin Skënderbeu në vend të Urdhrit “Naim Frashëri”, pra “s’ka problem” që nuk është Naim Frashëri.
Kjo punë u bë me teknikën tinzare të heshtjes, shpërfilljes, dhe të mungesës së debatit në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka shpërfilluar kërkesat tona të vazhdueshme zyrtare për hetimin e dëmtimit të Naim Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare. Megjithëse Bujar Leskaj i përcolli në seancë shqetësimet tona, ai nuk mori masa më shumë se aq që PD-ja të vihej në punë. Kryegjyshata me logjikë duhej të reagonte e para sepse e kishte detyrim fetar. Çfarë ka më të madh se Naim Frashëri Kryegjyshata e Shqipërisë?! Ajo nuk ka bektashi më të madh sesa Naim Frashërin. Atëherë pse nuk reagon?! Plani është i tillë. Ndaj nuk reagon. Nuk do as Naim Frashërin, as bektashimin e Haxhi Bektashin por do të bëjë sallatë çështjen fetare dhe sistemin edukativ shqiptar, do shpronësimin e shqiptarëve nga Naim Frashëri dhe shthurjen kombëtare të shqiptarëve. Kuvendi i Shqipërisë, 140 deputetë, departamenti i historisë, Akademia e Shkencave, sektet fetare, kanë marrë me dhjetra e-maile arsyetuese prej nesh. HESHTJE! Heshtin të gjithë, hesht media, hesht opinioni publik që është i futur në kurth me metodën “e shpërfilljes”.
Në fakt, punojnë në ethe pikërisht kundër Naim Frashërit, kundër Rilindjes Kombëtare, kundër Edukimit Kombëtar të Shqiptarëve, kundër sistemit arsimor, kundër harmonisë fetare, kundër sintezës së besimeve fetare, kundër bashkimit dhe vëllazërisë së shqiptarëve.
Si do të funksionojë konkretisht?
Mbështetësit e Shtetit Bektashi synojnë Shthurjen Kombëtare të Shqiptarëve. Mua më duket që ky është interesi i aleancës i kishave, i Vatikanit, Izraelit, Greqisë, Serbisë, Francës dhe i aleancave të kishave. Kryegjyshata dhe bektashinjtë që duhet të reagonin, nuk reagojnë, dhe do t’ua themi se çfarë diabolizmi ka kjo sjellje e tmerrshme antikombëtare dhe antifetare.
Hapi i parë. Naim Frashërit i hiqet titulli Poet Kombëtar dhe asnjë media nuk pasqyron shqetësimet e shumta të Artur Shkurtit, drejtor i shkollës. Është turp i jashtëzakonshëm kombëtar që në gjithë Shqipërinë të jetë vetëm një njeri që reagon (Artur Shkurti). Sidoqoftë është sulm i organizuar nga ata që dinë se si të punojnë me Opinionin Publik. Kjo instalon shpërfilljen ndaj faktit që bëhet argument për dëmin e mëtejshëm. Vjen hapi i dytë. Tashmë me argumentin më sipër, nismëtarët e Shtetit Bektashi që organizojnë vetë shpërfilljen (hapin e parë) dhe të shthurjes së shqiptarëve kanë “të drejtën tinzare” të thonë “Artur Shkurti jua tha juve shqiptarëve që Poetit Kombëtar Naim Frashëri iu hoq titulli Poet Kombëtar dhe ua shpjegoi dëmin katastrofik që ka sistemi edukativ shqiptar”. Iu tha edhe në protestë para Kryeministrisë në 14 qershor 2026. A reaguat ju? Jo nuk reaguat. Pra (sipas skemës diabolike) quhet e provuar që Naim Frashëri nuk është një interes kombëtar shqiptar. Shqiptarët vetë po e shpërfillin (në fakt janë organizatorët që e edukojnë publikun të shpërfillë) Tashmë jua tregojmë ne se kush realisht është Naim Frashëri, kur të themelojmë Shtetin tonë Bektashi dhe ju të rrini nga “jashtë kangjellave të shtetit” dhe të shikoni se si Poetin tuaj Kombëtar e kemi futur në Burgun më të Shëmtuar që quhet Shteti Bektashi. Shqiptarët do të mbeten vërtetë me gisht në gojë, dhe do t’u duket vetja idiotë që e lanë që një skemë shthurje kombëtare t’i bëjë për budallenj e t’u thotë që Naim Frashëri nuk ka qenë Poet Kombëtar i Shqiptarëve nuk ka qenë Profet për Shqiptarët, por na paska qenë ndonjë “aktivist fetar i bektashinjve”.
Burimi/Facebook/Udha e Shkronjave


Leave a Reply