Frazat si: Ju muslimant shkoni ne turqi, ose ju katolikt shkoni ne serbi, jane te damshme edhe perqarse.
Sepse katolikt shqipetar skan asni lidhje me serbi, njejt qysh nuk kan asni lidhje muslimant shqipetar me turqine.
-Serbet edhe Turqit kane qene historikisht armiq te shqipetarve.
Ndersa NA jena Shqipetar(nji familje)… Dhe nese katolikt shkojne ne serbi dhe muslimant shkojne ne turqi, ateher kush po mbetet me i trashegu keto troje ?!
Armiqt kete po e kerkojne, qe me na perqa, e na me ike, dhe ketu me u vendose armiqt tone.
-Gjithmone fete na kane mesuar se: Kishat dhe Xhamijat jane shtepi te Zotit!
-Sot e pashe protesten e vllezerve musliman ku kerkonin ndalimin e ndertimit te Kishes ne Zagori (Vushtri-Vicianum) !
Aty mu kujtu mesimi qe e kena marre nga fete ku thojne se “Kisha dhe Xhamia jane shtepi te Zotit”.
Dhe aty po protestohej kunder shtepise se Zotit !
-Diku kame lexu nje informate nga Bashksia Islame, qe ne Kosove nga pas lufte thuhet se jane ndertu mbi 800 Xhami (I gezofshi)!
Por e bukura eshte se kurre, ama kurre asni shqipetar katolik nuk ka protestu kunder ndertimit te asnjeres prej ketyre 800 Xhamive. Ka mundur qe te kete pa knaqesi te momentit. Por protesta kunder Xhamise, katoliket nuk kan mbajte.
E kunderta ka ndodhe kur eshte ndertu Katedralia. Po ashtu kur eshte ndertu Kisha ne Llapushnik, dhe e njejta gja po ndodhe ne Vushtri. Per te triat keto Kisha, vllezrit musliman kane protestuar.
Dhe kur e sheh dallimi eshte 800 me 3 !
-Si do qe te jete, ne Zagori do te ndertohet nje Kishe e bukur, ne themelet e Kishes se vjeter, kushtuar dy martiereve Shqipetar e patriot (E gezofshi)!
Kjo Kishe nuk i kushtohet as Sveti Saves e as Mehmet Pashes.
-Prandaj mos te perqahemi per fe, sepse feja na meson ta duam dhe ta respektojme vellaun… Edhe Zoti na don kur na e duam dhe e respektojme njani tjetrin, e jo kur perqahemi dhe krijojme hasmeri kunder shtepise se Zotit !
-Shqpetaret jena nje Familje, nje Komb, nje Gjuhe, nje Gjak… dhe e kemi nje Zot !
Shqipetar, ju rujt i madhi Zoti ku do qe jeni dhe qfardo besimi qe keni !
Burimi/Facebook


Leave a Reply