Sa vjet jetë numëron brezi im mbi këtë tokë, po aq vjet burgim politik mban mbi supe baca Jakup Krasniqi.
Ja pra, pasqyrimi më i drejtpërdrejtë i çmimit individual që kërkoi liria e Kosovës.
Nga burgjet e regjimit jugosllav në vitet ’80 e ’90, te roli vendimtar si zëdhënës dhe ndërgjegje publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri te proceset e tejzgjatura gjyqësore ndërkombëtare të dekadave të fundit, figura e tij mishëron “kalvarin” e një të tëre kategorie veprimtarësh: atyre për të cilët përndjekja dhe burgimi, pa folur për kushtet dhe torturën, ishte kosto e përhershme e bindjeve politike.
Kanë mbetur vetëm 30 ditë nga përmbyllja e një tjetër kapitulli të gjatë pritjeje e sprove.
Edhe 30 ditë, Baca Jakup, po të presim!
Burimi/Facebook


Leave a Reply