Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Malësi të Madhe ka arritur në pikën më kritike. Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesën e ujit, pushteti vendor vazhdon të heshtë.
U bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve bashkiakë të opozitës që të mos mjaftohen vetëm me fjalë në sallën e Këshillit Bashkiak. Bojkotoni mbledhjet derisa të merret seriozisht kjo krizë dhe dilni në terren, pranë qytetarëve, pranë familjeve që po përballen me këtë situatë të papranueshme.
Këshilltarët bashkiakë kanë përgjegjësi morale dhe politike ndaj njerëzve që i kanë votuar.
Si Asamble Konservatore e Malësisë së Madhe, u bëjmë thirrje të gjithë malësorëve: të bashkohemi dhe të reagojmë me protestë qytetare, sepse pushteti vendor duket se ka harruar ekzistencën dhe hallet e qytetarëve të Malësisë.
Malësia nuk kërkon favore. Kërkon shërbimet që i takojnë. Kërkon UJË!
🇦🇱🇦🇱 Zëri i qytetarëve nuk mund të heshtë më!

Burimi/Facebook/Partia Konservatorealbania Malsiaemadhe


Leave a Reply