1. Demokracia në rrezik.
Politikanët autokratë, të korruptuar dhe mashtrues nuk dëmtojnë vetëm shtetin, por edhe besimin e qytetarëve te demokracia.
2. Pushteti nuk është pronë.
Kur një politikan e sheh pushtetin si pronë personale, demokracia fillon të zëvendësohet nga autokracia.
3. Korrupsioni vjedh të ardhmen.
Korrupsioni nuk vjedh vetëm para,por ai vjedh mundësi, drejtësi dhe shpresën e qytetarëve.
4. Mashtrimi nuk është politikë.
Premtime boshe, propagandë dhe manipulim nuk janë lidership,por janë mënyra për të mbajtur pushtetin.
5. Demokracia kërkon llogaridhënie.
Kush kërkon pushtet duhet të pranojë edhe përgjegjësinë dhe kontrollin e qytetarëve.
6. Institucionet mbi individin.
Një demokraci e shëndetshme nuk ndërtohet rreth një lideri, por rreth institucioneve të forta dhe ligjit.
7. Frika nuk është qeverisje.
Politikani që sundon përmes frikës, presionit dhe ndarjes së shoqërisë dëmton themelet demokratike.
8. Qytetari nuk duhet mashtruar.
Populli meriton të vërtetën, transparencën dhe respektin, jo manipulimin për interesa politike.
9. Heshtja i forcon abuzuesit.
Kur shoqëria hesht përballë korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, demokracia dobësohet.
10. Demokracia mbrohet çdo ditë.
Asnjë politikan nuk është mbi ligjin,prandaj pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarit, jo qytetari në shërbim të pushtetit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply