KUJTOJ……..
Para 30 viteve, mbas shumë përpjekjeve për nji vizë turistike, kontrate pune apo edhe ndonji shkelje të vogël ligji, arritëm të bajmë qendrimin dhe bashkimin familjar në Itali.
Italia mikpritëse u ba atdheu i dytë i joni.
Sot mbas shumë kohesh ruaj shumë kujtime të atyne viteve. Atëherë përbanin kuriozitete, por sot na duken shumë normale.
Udhetimi me traget. Durrës – Bari. Rrugica të vogla me dhoma ne dy krahet po aq të vogla, me numra dhe me shenja të ndryshme treguese. Nji sallë e madhe me karriga tip poltroni pershtatë edhe per fjetje. Dy tre grupe 5-6, vetësh ulun në tapet shtru me pije e meze. Lëvizje, hymje e dalje ku më kujtonin Festën e Reçit.
Me tren udhëtojmë drejt Torinos me familjen e Gjosho Guges. Shpejtësia e trenit na ban përshtypje kur në Shqipëni si tren plesht, treni ndalonte kry 20 km.
Vjen nji fatorino. Na spostojnë vagonin, sepse treni ishte me vagon me kategori të ndryshme dhe na ishim ulë në vagonin e gabuem.
Ditë më ditë përshtypjet shtoheshin.
Ndrertesa të harmonizueme njena me tjetrën në stil, naltesi e ngjyrë.
Gomat e autoveturave të zeza sepse në Shqipëri të gjitha na dukeshin bojhini.
Në ditët e para, në shëtitje shoh klubet me ma shume gra e burra të vjetër shoqnu edhe me qej,! Pranë kafes e filxhanit kishin dhe nji putir të vogël. Mendova: -sa shumë raki pikan këtu!?! Ishe gabu. Putirat ishin më ujë për me shoqnu kafen. U
Njoha edhe me pasionin e tyne per mbajtje ne familje qej te rracave te ndryshme .
Kudo ndigjohej shprehja “grazie”
M’u kujtua në Shkoder banakieri zotni burrë e fisnik , i cili plot kulturë, çdo klienti për shërbimin që bante i thoshte faleminders. Per kete i kishin vu edhe nofken “Lin faleminderesa”!🤣
Në Itali për herë të parë hypa në ashensor. Per nji periudhë më bante pershtypje dhe kisha frikë kur mbyllshe derën.
Çdo qytet kishte ditën e tregut, (mercato). Pershtypje edhe çudi me banin makinat e vogla që për pak minuta ktheheshin në dyqane.
Në plazhe publike kishte rregull e pasterti. Kur mbaronte koha e plazhit nuk gjendej asnji mbeturinë ushqimi. (kujtoj Velipojënn kur delnin me kullotë në plazh derrat e lopët).
Trafiku në rrugë shumë i rregullt. Të reja, gra e gra në moshë lëviznin nëpër qytet me makinat e tyne, kryesisht te vogla “Panda”.Semaforet dhe grate karabinjere dicka e vecante,
, Te bukura dhe elegante!
.Merkatot dhe supermerkatot ishin ma interesante! Fillonte kenaqesia qe kur me nji geton merrmim karelen. Cka me marre ma pare? Te gjitha llojet e ushqimeve!Vetem djarthna mbi ,20 llojesh.Mernim nji tip Quofrifoljo qe i gjasontr ne shije djathit tone shqiptar, shume lloje buke, sallami, mishi, qumeshti etj.etj.
Ne nji dite Ferragosto (Feste vere italiane)ne liqenin Serenetà Savigliano
Burimi/Facebook


Leave a Reply