Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilaçe dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t’i ketë vënë në panik nja 40 vende të botës që kanë më pak se 3 milion banorë.
Nga gjithë këto shtete, gjysma nuk kanë det dhe prandaj nuk kanë pse prodhojnë anije, kurse gjysma tjetër që kanë det nuk prodhojnë as anije dhe as ilaçe.
Megjithëse nuk është kërcënim, deklarata e Marko Rubios është paralajmërim.
Duket sikur koha e shteteve të vegjël që u krijuan në dyqind vitet e fundit nga gërmadhat e perandorive po skadon.
Në vitin 1900 bota kishte vetëm 77 shtete nga 195 që ka sot.
Evropa kishte vetëm 24 shtete nga 44 që janë sot, kurse Afrika kishte vetëm tre shtete nga 54 sot.
Por tani që ka më shumë shtete Bota ka më shumë luftëra, më shumë konflikte dhe më shumë pasiguri.
Kush lexon librin e mrekullueshëm të Stefan Zweig, Bota e Djeshme, e kupton sa të qetë ishin evropianët që jetonin në një rend pa shtete të vogla.
Por edhe pa e lexuar Zweigun, shtetet e mëdha janë të bindura se shtetet e vogla kanë lindur vetëm për një arsye: për tua nxirë jetën shteteve të mëdha.
Kështu mendojnë turqit kur shohin hartën e Ballkanit, gjermanët kur shohin hartën e Evropës dhe rusët kur shohin hartën e Azisë.
Pa dyshim kështu mendojnë edhe amerikanët sa herë ju duhet të ulen në tavolinën e NATO-s bashkë me dhjetëra shtete lilipute të cilat kanë më pak armë se shoqata e gjuetarëve të Teksasit.
Prandaj duke dëgjuar Marko Rubion mu duk sikur po dëgjoja një njeri që e ka humbur durimin.
Amerika e thotë hapur se duhet të aneksojë Kanadanë, Rusia po e gëlltit Ukrainën me shpejtësinë e një hipopotami, kurse Kina mezi po pret ta fshijë Taiwanin nga faqja e dheut.
Kur të mbarojë kjo fazë, gjuetia e shteteve të mëdha do vazhdojë sipas doktrinës Rubio : kush nuk ka ilaçe vdes, kush nuk ka anije mbytet!
Dhe nëse kjo recetë e frikshme kthehet në doktrinë, çdo njeri që jeton në Shqipëri duhet të jetë në panik.
Shqipëria konsumon 5000 ton ilaçe në vit, por 90 për qind të tyre i blen jashtë. Me këto ritme as për 100 vitet e ardhshëm
Burimi/Facebook/valanews.al


Leave a Reply