1.Humbja e zgjedhjeve në vitin- 2013 nga opozita dhe ardhja në pushtet e pozitës së sotme me premtimet për rend, siguri jetë dhe pronë ,luftë kundër trafikut të lëndeve narkotike,korrupsionit janë një dështim real.
2.Qeveria Rama .1 vendosi në krye të rendit kampionin e qeverisë Z.Tahiri dhe pastaj përfundoj në pranga si pjesë e trafikut të lëndeve narkotike e kanabizimit të territorit të Shqipërisë.
3.Pas largimit të Tahirit në krye të rendit vjen Xhafa cili u largua pas problemit me dënimin në Itali të vllait dhe vendoset Z.Lleshaj jashtë strrukturave të partisë në pushtet dhe e detyruan të largohet pas protestave dhe vrasjes së të riut në Tiranë nga efektivi i policisë.
4.Vendosja e Çuçit pa zhurmë,pa bujë,pa karizëm të veçantë në këtë pozicion ,pa lidhje me klanet e ashpra të krimit dhe politikës kriminale ,pa reforma e tregues real në vendosjen e rendit dhe qetësisë, deri në ngjarjen e fundit në Fushë –Krujë ,si dhe shkarkimin në ajër nga Kryeministri.
5.Ministri Z.Balla me profil politik dhe i votuar masivisht nga elektorati i majtë , i akuzuar nga opozita për lidhje të forta me grupet me rrezikshmëri sociale, politike ,tafiku e korrupsioni ,largohet nga detyra dhe zevëndesohet nga Ervin HOXHA, ku rendi dhe siguria publike janë në kaos të plotë.
6.Zëvendesimet e shpeshta në trupën policore i bëjnë këto individë me uniformë, të pasigurtë ,për punën ,mundin,rrezikshmërinë për vete dhe familjet ,pasi realiteti nuk funksionon dhe lë për të dëshiruar.
7.A mund të jenë të sigurtë trupat policore për informacionet dhe dokumentimin e punës së tyre të ndërshme ,kur eprorët darkojnë ,punojnë, bashkëpunojnë me elementët me rrezikshmëri shoqërore.
8.A ka shanse që Shqipëria të largohet nga njollat e zeza të trafikut të drogave të lehta dhe të rënda ,nga kanabizimi i vendit, nga mungesa e rendit dhe qetësisë në komunitet, nga eliminimi i vrasjeve, përdhunimeve, plagosjeve apo dhunës sociale.
9.Integrimi në BE kërkon standarte ,profesionalizëm, përkushtim, ndershmëri ,kontroll të situatës në territorin e Shqipërisë, luftë pa kompromis kundër krimit e trafikut, devotshmëri e sinqeritet politik.
10.Politika dhe politikanët duhet të largojnë duart nga trupat e ndershme policore,ti respektojnë ,motivojnë,ti mbështesin ekonomikisht sipas normave ligjore dhe të mos ndikojnë në vendimarrjen e tyre.
Rendi dhe siguria janë element thelbësorë për të ardhmen tonë të përbashkët!
Burimi/Facebook


Leave a Reply