1. Dikur aktor komik, sot president i Ukrainës dhe një nga figurat më të rëndësishme politike në botë.
2. Zelenski kërkon nga bota respekt për sovranitetin e Ukrainës.
3. Kërkon respekt për integritetin territorial dhe të drejtën e popullit ukrainas.
4. Por Ukraina vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës.
5. Kosova e ka njohur Ukrainën dhe ka shprehur mbështetje për të drejtën e saj për të mbrojtur territorin dhe lirinë.
6. Atëherë lind pyetja politike,a janë parimet universale apo varen nga interesat e momentit?
7. Nëse çdo popull ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet, pse kjo e drejtë duhet të ketë standard tjetër për Kosovën?
8. Diplomacia kërkon interesa, por besueshmëria politike kërkon konsistencë.
9. Ukraina kërkon që bota të mos pranojë pushtimin dhe ndryshimin e kufijve me forcë,por edhe Kosova kërkon që bota të njohë realitetin e saj politik dhe juridik.
10. Kosova nuk kërkon favore nga Ukraina,por kërkon një qëndrim të drejtë, të qëndrueshëm dhe pa standarde të dyfishta.
Politika nuk duhet të jetë teatër,pasi parimet duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply