Kemi lindur për të blerë…
Drutë që na duhen për dimrin e ngricuar
Parfumet të ardhura nga xhungla dhe polet
Dhëmbët që hyjnë e dalin nga goja e pleqëruar
Bastunët për të mbajtur trupat të mos rrëzohen.
Kemi lindur për të blerë
Ca shpirtëra qyqarësh që vihen në Peshoren e Prishur’
Ca paruke flokësh, kafëzë papagallësh e lule për varreza
Ca fjalime fushatash shkruar nga këshilltarë të rroitur
Ca fidanë pemësh apo ca akullore të freskëta.
Kemi lindur për të blerë
Ca fruta që na kalben që nga udha në shtëpinë e bardhë
Librat në tortuarë me të pëgërat në tabanët e këpucëve.
Sandalle që shpesh këputen që në hapin e parë.
Kitara për serenatën e pakënduar në lulishtet, ndanë rrugëve.
Kemi lindur për të blerë
Një nen në ligjet e gjykatës që të jep “ pafajësinë”
Një pasqyrë ku zbukurojmë fytyrën dhe moshën
Një plug parmende për tokën djerrë në malin e ngrirë.
Një hartë shumëgjuhëshe ku sheh mes ëndrrash botë
Rrogoza e shporta që i reklamon një cigan i dehur.
Një çokollatë e zgjedhur për dashurinë e parë
Në radhë rrimë për një biletë avioni drejt qiejve të paprekur
Në radhë rreshtojmë diplomat me euro, paund e dollarë.
Po edhe ne në udhë jete jemi bërë mall.
Mall për reklamat të vëna në një vetrinë dyqani
Mal me çmimin të vënë me lulka dhe me shkronja.
Mall pa skonto të vëna me ngjyra dhe femra te xhami
Mall që s’e mban as bensi e as karroca.
Kërkojmë rreze dielli dhe sy që ngrohin si flakët e zjarrit.
Një hënë të pangrënë që rri pas reve shtëllungore
Një dashuri pa ekranin internetik të celularit
Një ditë të kuqëluar mes kalendarëve që s’mbarohen.
Kërkojmë dhe sërish kemi për të blerë te vetrina
Qoftë dhe një gjilpërë dhe një kokërr manaferre
Qoftë dhe një këngë që bëhet në kuvli pa fllade dhe shira
Qoftë dhe një flamur të vjetëruar të rrahur prej ere.
Burimi/Facebook


Leave a Reply